Allegri: Kupa, objektiv që duam ta arrijmë

Dita

Massimiliano Allegri nuk e snobon Kupën e Italisë, përkundrazi trajneri bardhezi kërkon përqendrim nga futbollistët e tij në prag të përballjes së parë me Lazion në “Olimpico”.

“Kur arrin në cerekfinale, ky kompeticion merr një vlerë të rëndësishme. Edhe këtë vit duhet të kërkojmë që të arrijmë në finale. Ky është objektivi ynë. Të fitosh një trofe nuk është kurrë e thjeshtë.”

Ndër  ndryshimet e shumta në formacionin që do të zbresë në fushë ndaj Lazios, më shumë në sy bie mungesa e Pogbasë. Por Allegri e ka një përgjigjje edhe për këtë zgjedhje të tij.

“Pogba është aktivizuar në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni dhe nëse nuk luan në një takim, nuk shoh të ketë ndonjë problem.  Asamoah e ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë kam shumë besim në organikën time, në fushë do të zbresë formacioni më i mirë për të ruajtur intensitetin.”

Juventusi ka zyrtarizuar orët e fundit blerjen e Mandragoras, lëvizje që sipas Allegrit, është kryer më shumë për të ardhmen.

Mandragora është një futbollist i ri që po bën mirë te Pescara. Ne po mendojmë edhe për të ardhmen e Juventusit. Zaza? Nuk do të largohet në janar.

Për sa i perket situatës që po kalon Morata, Allegri u shpreh se spanjolli ka mundësi dhe duhet të bëjë shumë më tepër, po nuk duhet ta ketë obsesion golin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *