Allegri: Kur humbëm ndaj Real Madrid, mendova të largohesha nga Juventus

Gazeta Dita

I djeg akoma Massimiliano Allegrit disfata e rëndë e pësuar në mbrëmjen e Cardiffit, më 3 qershor në finalen e Champions League, përballë Real Madrid, me rezultatin e thellë 4-1.

Madje aq shumë, sa që në një intervistë të dhënë për mikrofonin e Sky Sport, trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri ka zbuluar një prapaskenë të rëndë psikologjike që ka përjetuar ai vetë pas atij dështimi: “Pas finales së humbur, mendova të dorëzohem”.

“Më pyesnin se çfarë do të kisha bërë në rast fitore. Pas K.O, mendova të shikoja se çfarë kisha brenda meje. Më pas, me shpejtësi vendosa që të rinis me klubin për të bërë një sezon të madh që do të jetë akoma edhe më i vështirë, pas gjithë atyre që fituam.

Merkato? Douglas Costa është njëri prej objektivave, më pëlqen, është shumë i mirë. Bernardeschi është një futbollist me shumë prespektivë për kombëtaren. De Sciglio?

 Në mbrojtje jemi në rregul. Schick në huazim? Nuk ka mbërritur ende, por mund të them që është një futbollist që bën gjëra jo normale. N’Zonzi nuk është një kërkesë e imja, do të flas me klubin dhe do të vlerësojmë përforcimet më të mira”, deklaroi Allegri.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *