Allegri refuzon ofertën e Realit

Leda Hysa

 

Juventusi, si pjesë e një skenari të dytë, mund të humbasë Massimiliano Allegri dhe duhet të kthehet në merkaton e trajnerëve me ngut.

Por, momenti i dilemave zgjati shumë pak.

Kaq pak ditë ishin të mjaftueshme për teknikun nga Livorno që të rinovojë dashurinë e tij për ngjyrat e Juventusit dhe të hedhë poshtë Real Madridin.

Siç është raportuar nga “Gazzetta dello Sport”, në fakt, Real Madridi ka hetuar që t’ia japë Massimiliano Allegrit postin e Zidane, para se të merrte një përgjigje negative

. E gjitha filloi me një telefonatë nga Adriano Galliani, një mik i madh i Florentino Perez, me të cilin Allegri ka mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera.

Nëpërmjet ish-drejtorit menaxhues të Milanit, trajneri i Juventusit e ka informuar presidentin e Real Madridit se nuk është i interesuar këtë kohë për ofertën e tij.

Para së gjithash, sepse ka respekt për “Zonjën e Vjetër”, me të cilën tashmë ka planifikuar sezonin e ardhshëm dhe merkaton disa javë më parë.

Por, Allegri ka edhe ndjenjën se nuk është koha më e mirë për të shkuar te Real Madridi, pas fitimit të tri Ligave të Kampionëve radhazi, pas lamtumirës së mundshme të Ronaldos dhe pritshmërive të mëdha.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *