Para pak kohësh është bërë e ditur se një shqiptare e njohur me emrin Almeda Abazi do të marrë pjesë në serialin e famshëm turk, “Muhtesem Yuzyil” (Shekulli madhështor), apo siç ne e njohim me emrin, “Sulltani i Madhërishëm”. Bukuroshja shqiptare, e cila deri më tani ka qenë e angazhuar në disa seriale në Turqi ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga sheshxhirimi në serialin “Muhtesem Yuzyil”. Personazhi që do të aktrojë bukuroshja është një vajzë italiane (Valeria), e cila së bashku me një shoqe të saj (Cecilia) jetojnë në pallatin e Venedikut, nga ku rrëmbehen dhe dërgohen në pallatin e Sulltanit. Almedën do të kemi rastin ta shohim në sezonin e ardhshëm të serialit më të famshëm në Turqi.

Ia vlen ta rrembesh!
Shqiperia ka vajza te bukura dhe te zgjuara por per cudi ketu nuk kane gjetur mundesine per te dhene talentin e tyre, atje ku kane shkuar e kane pasur me te lehte te gjejne veten .Kjo eshte e papranueshme po te vazhdojme keshtu.
Vajzat Shqiptare jane te bukura dhe origjinale por vetem burrat Shqiptare nje pjese e mire nuk dijne ti trajtojne .
kujt i plasi