Lojtari i Real Madrid Xabi Alonso, është shprehur se skuadra e tij duhet të jetë në super formë për të mposhtur Bayern Munichun. Ai shton se asnjëra prej skuadrave nuk duhet të konsiderohet favorite para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet nesër.
Skuadra e trajneri Pep Guardiola futet në gjysmëfinale me synimin për ta mbrojtur titullin e Ligës ës Kampionëve, por Alonso është i bindur se skuadra ka avantazhin e formës së mirë që po kalon.
“Ne nuk kemi menduar për atë se çfarë ka ndodhur dy vite më parë, pasi rrethanat ishin tjera. Ne duhet të luajmë një ndeshje të përkryer”.
“Ne duhet të dimë se si të mbrohemi dhe të sulmojmë mirë, kur e kemi topin. Bayerni është një rival i madh, por ne po kalojmë në një moment të mirë dhe askush nuk është favorit”.
“Ne ia kemi dalë në gjysmëfinale secilin prej tre viteve të ndryshme dhe tash duhet të bëjmë edhe një hap më shumë”, ka thënë Alonso.
