Alpet e vendit tonë po marrin gjithnjë e më shumë interes nga turistët, kryesisht të huaj. Kjo ka kthyer banorët e zonave të kenë vëmendjen e tyre, duke investuar në bujtina e vende ku mund të pushohet mirë.
Por tej përpjekjes individuale kjo zonë kërkon shumë për t’u zhvilluar, sidomos në infrastrukturë. Duket se për t’i shërbyer këtij qëllimi këto ditë në kuvend është diskutuar projektligji “Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për asistencën teknike për projektin “Punime infrastrukturore komunale në zonën e alpeve shqiptare” (asistencë teknike në kuadër të investimeve në Ballkanin Perëndimor)”.
Çfarë synon projekti?
Ky projekt kryesisht konsiston në marrjen e një granti, për asistencën teknike për projektin “Punime infrastrukturore komunale në zonën e Alpeve Shqiptare” me një grant në shumën 1 milion euro.
Marrëveshja e grantit ka synim të nxisë zhvillimin social dhe ekonomik të komuniteteve lokale në zonën e Alpeve Shqiptare, me fokus të veçantë planifikimin dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike.
Sipas relacionin shpjegues të marrëveshjes së grantit objektivi kryesor i projektit është të ofrojë një plan për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik për komunitetet e Alpeve Shqiptare, i cili të tregojë për mundësi të ndryshme financimi për shërbimet dhe infrastrukturën bazë lokale, fizibilitetin e secilës mundësi, së bashku me risqet dhe supozimet përkatëse.
Objektivi specifik i projektit lidhet me përgatitjen e masterplanit për zhvillimin e Alpeve Shqiptare, bazuar në një analizë të thellë të situatës aktuale, duke marrë në konsideratë potencialin turistik për zhvillimin e zonës dhe duke identifikuar edhe ndërhyrjet prioritare në përmirësimin e infrastrukturës vendore dhe shërbimeve bazë publike.
Ku është i fokusuar projekti?
Zona e projektit, Alpet Shqiptare, është e lokalizuar në veri të Shqipërisë dhe, referuar ndarjes administrative aktuale, përbëhet nga 10 njësi të qeverisjes vendore në rajonin e Shkodrës dhe Kukësit. Kjo zonë është shumë e larmishme nga ana etnografike, sociale, dhe natyrore.
Relatorët e marrëveshjes specifikojnë se zona që mbulon projekti ka potenciale të konsiderueshme për zhvillimin e turizmit, por ajo karakterizohet gjithashtu, nga papunësi e lartë, infrastrukturë dhe shërbime të dobëta publike, ku përmendim: rrugët, ujësjellësit, menaxhimin e mbetjeve, godinat shëndetësore dhe arsimore si dhe infrastruktura e mbrojtjes nga përmbytjet.
Relatorët shpjegojnë se popullata lokale po përfshihet gjithnjë e më shumë në sektorin e turizmit, duke ofruar shtëpitë private si hane apo bujtina për akomodimin e turistëve, si një mundësi për gjenerim të ardhurash.
Sipas të dhënave në vitin 2010 llogariten 100 shtretër më shumë krahasuar me vitin 2007. Nga 2006 në 2009-ën numri i turistëve në zonë është rritur nga 300 në 7 500 turistë/vit.

Akoma per veriun do investohet? Po Vloren qe eshte katandis si Kandahari z. Kryeminister!
Pa rruge ,pa pune ,a keni fytyre ti kerkoni voten socialisteve vlonjateve?
Po korcen qe e mashtroni me ca arne , 7 mije $ dhe i grabisni fabriken e bires, me milona $ fitime ti sherbejne per qytetin e korces,dimrat e saj te gjate dhe fakiret pa pune.?
Po te behet hekurodha nga porti i Shengjinit neper mesin e alpeve deri ne Kosove do te na kerkoje Evropa te bashkohemi me Te .