Alpha Bank Albania dhe American Express® rinovojnë bashkëpunimin e tyre

redaktor

Alpha Bank dhe American Express njoftuan dje rinovimin e bashkëpunimit ë tyre të suksesshëm. Ky bashkëpunim ka filluar në vitin 2008 dhe rinovimi e tij do të thotë që Alpha Bank do të vijojë të jetë partneri ekskluziv i American Express në Shqipëri, si për lëshimin e kartave American Express ashtu edhe për pranimin e pagesave me këto karta në rrjetin e tregtarëve në Shqipëri.

Kontrata e rinovimit të këtij bashkëpunimi u nënshkrua nga Periklis Drougkas, Drejtor i Bordit Drejtues dhe gjithashtu Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania dhe Marios Klapsis, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit dhe i Shërbimeve me Kartat American Express. Ky rinovim është tregues i besimit që Alpha Bank është një partner strategjik biznesi. Të dyja këto institucione do të vazhdojnë të zhvillojnë biznesin e tyre duke ofruar produkte inovatore të cilat janë të krijuara për të kënaqur nevojat e konsumatorëve në Shqipëri.

Gjithashtu Alpha Bank njoftoi se do të hidhet në treg karta e re Enter American Express® e cila është një kartë e lidhur me llogarinë bankare të klientit dhe i jep mundësinë atij të shpërblehet nga përdorimi i përditshëm i kartës.

Alpha Bank fton të gjithë individët të aplikojnë dhe të përdorin kartën Enter American Express, duke qënë se ajo është një mjet pagese që të shpërblen, i leverdishëm dhe i sigurt dhe përveçse përfitojnë pikë në çdo transaksion që kryejnë i jep atyre mundësinë të përfitojnë zbritje dhe oferta të shumta në tregtarë në Shqipëri dhe jashtë saj falë programit Selects.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *