ALS – IBCh, e drejtë, apo e gabuar?

Ornela

ALS Ice Bucket Challange, është kthyer tashme ne një epidemi te vërtetë dhe ne te janë përfshirë personazhe dhe personalitete nga me publiket dhe me te njohura e te rëndësishme te botes.

Por si ne çdo rast te ngjashëm, polemikat janë bashkudhëtare te këtyre iniciativave, çka e bëjnë edhe me epidemike vete procesin dhe se si zhvillohet kjo sfide. Ne origjine te kësaj iniciative është sensibilizimi i shoqërisë ne lidhje me një sëmundje ende misterioze për nga shkaqet dhe kurat, dhe mbi te gjitha mbledhja e fondeve qe duhet te shkojnë për kërkimet shkencore qe lidhen posaçërisht me te.

Ne thelb, kur një person nominohet nga një tjetër, ai ndodhet përpara dy zgjedhjeve, ose te pranoje sfidën qe do te thotë pagimi i je shume ne para ne një llogari te caktuar, ose te pranoje qe te hedhe ne kokën e tij një kove me ujë te akullt. E gjithë kjo duhet te behet brenda 24 orëve. Sistemi i nominimeve vazhdon ne mënyrë zinxhir çka mundëson përhapjen e modës se re.

Por përpos qëllimit te mire, ne adrese te kësaj iniciative kane ardhur edhe kritika. E para ka te beje me te kuptuarin e thelbit te sfidës, qe është ose donacion, ose akull ne koke. Edhe pse mund te bëhen te dyja, ka shume persona qe bëjnë vetëm hedhjen e akullit ne koke, kjo për faktin se mund te behet edhe publikisht. Ne këtë rast përfitimi shkon vetëm për personazhin dhe aspak për shoqatën qe financon kërkimet.

Një tjetër kritike lidhet me shpenzimet e ujit, veçanërisht kur behet fjale për vende te tilla si Kalifornia, ku popullata atje është duke u përballur prej kohesh me një thatësirë te tej zgjatur qe ka çuar deri edhe ne racionim te përdorimit te ujit.

Por kritika janë hedhur edhe drejtim te “Internetimit” te fushatës për qëllime dhe përfitime personale pa bere ne thelb asnjë bamirësi konkrete, madje, sipas shkrimtarit amerikan Will Oremus, me shume para janë shpenzuar për blerjen e akullit se sa për donacione.

Polemika te mëdha kane lindur edhe për origjinën dhe arsyet e vërteta te fushatës. Sipas Matt Lauer, gazetar, ne origjine te gjetjes është një lloj sfide qe sportistet dhe atletet i bënin njeri-tjetrit për te sensibilizuar dhe dhuruar te ardhura ne favor te çështjeve qe secili prej tyre i quante si te rëndësishme. Përhapjen e madhe te fushatës, sipas Lauer, e shfrytëzoi shoqata e ALS, e cila e vuri veten ne origjine te saj. Sigurisht qe kjo nuk ka asgjë te keqe, përderisa flitet për donacione për një qellim te rëndësishëm, por kjo ka bere qe ne shume video, veçanërisht ne fillim, aksioni hedhjes se akullit te mos shoqërohej me asnjë fjalë qe lidhej me sëmundjen dhe shoqatën vete, e aq me pak me mbledhje fondesh.

Ikub.al

Share This Article
2 Comments
  • Gazetar i nderuar mere informacionin tamam perpara se te informosh populli. Personat qe pranojne sfiden dmth kove me uje e akull dhurojne $10 te tjere qe nuk e pranojne duhet te dhurojne te pakten $100. Kjo eshte sfida ne faqen e Alsa.org. Eshte pune tjeter kush e ben per show dhe e ka keqkuptuar sfiden. Respekte

  • Gjate historise se tyre komunitetet njerezore kane krijuar dhe kane percjelle deri me sot rituale nga me te ndryshmet, disa prej te cilave i kane qendruar kohes dhe rituale qe kane rrjedhur si uji prej shportes. Njera nga kotesite e kohes me duket shoqerimi i nje bamiresie duke hedhur mbi koke ujin e akullt te koves.Pa hyre ne permbajtje nese pjesemarresit e kryejne ose jo “detyrimin” financiar pas pjesemarrjes ne kete ritual,forma e tij eshte nje veprim banal.Ata qe pane se kete “marrezi”po e bente Bushi u joshen ta imitojne se keshtu do te jene “dikushi”, keshtu ndodhi edhe me personalitete te tjera qe u vune ne rresht siç i drtejtohet ujit dhe zjarrit delja.Me shume me ngjane me dalldisjet e disa artisteve ne mode qe kane perdhosur artin kudo neper bote, duke perdorur perçudnime te lakuriqesise e levizjes per te zevendesuar mesazhin e munguar me nje lloj nomatisje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *