Altin Goxhaj thotë se Sorosi nuk ka kapur vetëm mazhorancën në Shqipëri, por edhe opozitën.
Sipas tij, Lulzim Basha është tërhequr nga linja e fortë, pas një takimi të mbajtur me Soros, në 6 dhjetor të vitit të kaluar.
“Basha vendosi të tërhiqej nga linja e fortë pas 22 nëntorit 2014 pas takimit me Soros në 6 dhjetor 2014..”, shkruan ai.
Goxhaj jep edhe emrat e deputetëve të PD-së, që sipas tij janë kapur nga Soros dhe për më tepër, mbulojnë marrëdhëniet ndërkombëtare në PD-së.
Sipas Goxhajt, ata janë Genc Pollo, Majlinda Bregu, Gert Bogdani dhe Kreshnik Çollaku.