Në praninë e kryeministrit Edi Rama, është prezantuar sot në Cërrik, kandidati për këtë bashki, Altin Toska.
Bashkë me të janë prezantuar edhe kandidatët për këshilltarë.
Gjatë fjalës së tij, Toska ka thënë se ka një plan të mirëdetajuar për Cërrikun.
“Do ketë arsim dinjitoz, që të rrisim punësimin.
Do rikthejmë shkëlqimin e shkollës profesionale të Cërrikut, sic e ka patur.
Do u japim mbështetje edhe fermerëve.
Bashkia do jetë në krah të tyre”, ka thënë Toska.
“Nga 21 qershori, urbanistika do të jetë objektivi kryesor”, vijoi më tej ai.
Ndërsa Rama ka thënë se Toska është kandidati I duhur.
“Toska është kandidat i PS, LSI dhe gjithë koalicionit tonë..
PS dhe LSI janë dy parti, por një forcë e vetme për ta çuar vendin në drejtimin e duhur.
Prioriteti ynë është rruga që lidh Cërrikun me Belshin”, tha Rama.
“Ne na duhet Altini që t’ju ndihmojmë ju.
Me votën tuaj investoni për Cërrikun në katër vitet e ardhshme”, ka thënë më tej kryeministri.

Mos harrojme se dhe Skenderbeu dhe Edi Rama u kthyen nga emigracioni si pellumba te shkruar per te shpetuar memedhene.Skenderbeu kreu beslidhjen e Lezhes,ndersa vizatimori Beslidhjen e Tiranes qe i dha fryme e jete demokracise me Kodin e ri zgjedhor.
Presim cdo beje ky tjetri nen shembullin e vizatimorit.
Ky eshte nje njeri shume i mire ne radhe te pare dhe i uroj suksese.
Prezantimi i kandidateve nga qeverisja Rama – meta eshte dhe po behet njesoj sic behet prezantimi i Prostitutave nga turori i vet ! Nuk ka asgje me shume vecse korje parashe dhe show me “trupin” viktimave te vendosur nga Rilindja. Prezantimi me gjuhen e tregut dhe ofendimi per kandidatin tjeter eshte oferta e vetme qe ka batakciu i kopese se deleve te zeza ! rama ka deshtuar dhe vazhdonn te deshtoj dhe rilindja ne te verete ate kupton deshtim dhe pastaj mundohet te linde serisht kjo quhet rilindje por ka moto vec deshtimin !