Altin Goxhaj ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Ari-anit, ku është ankuar për ndalimin e tij nga policia pak ditë më parë. Ai ka thënë se kjo qeveri po u merr frymën shqiptarëve, dhe për këtë arsye ka kërkuar një 97-të të dytë, por mod-erne. Nëse kjo nuk ndodh, sipas Tinit, e majta do të qëndrojë në pushtet për 30 vjet.
Goxhaj thotë se opozita e mbështet vetëm moralisht. Madje, ai thotë se është kritik edhe me PD-në. Edhe pse deri më tani nuk ka pasur asnjë proteste dhe ai ka dalë i vetëm, avokati i konsuma-torëve, siç e quan shpesh veten thotë se më 14 nëntor do e mbushë bulevardin me mijëra protestues. Me këtë qëndrim Altini tregon dhe mungesën e besimit që ka te Basha si kryetar opozite për të marrë pushtetin me votë në Shqipëri 🙂
