ALUIZNI: 31 dhjetori 2014, afati i fundit i vetëdeklarimit

Dita

Procesi i vetëdeklarimit është i hapur për të gjitha familjet që kanë ndërtuar pa leje dhe nuk kanë aplikuar më parë për t’iu nënshtruar procedurave të legalizimit.

ALUIZNI përmes një njoftimi ka bërë me dije qytetarët se, nëse e kanë bërë më herët vetëdeklarimin, në dy fazat e mëparshme, përkatësisht në vitin 2012 dhe në vitin 2006, nuk është e nevojshme që të ripërsërisin kërkesën.

Afati i fundit për ata që nuk e kanë bërë, është data 31 dhjetor, më pas çfarë mbesin jashtë rrezikojnë shembjen. “Në zyrat e ALUIZNI- t në të gjithë Shqipërinë ka filluar një dyndje për të vetëdeklaruar.

Duhet të sqarojmë se ata që kanë vetëdeklaruar më parë nuk duhet t’i nënshtrohen kësaj procedure, ndërsa ata që nuk kanë vetëdeklaruar, afati i fundit është deri më datë 31 dhjetor 2014. Procesi i legalizimit vazhdon”, thuhet në postimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *