ALUIZNI: Të paktën 29% e objekteve informale të palegalizueshme

Edona Llukacaj

Legalizimi i ndërtimeve informale është një proces që po vijon me një ritëm të qëndrueshëm. Kjo është një nismë që është mbështetur nga qeveria me rigorozitet dhe mendohet se procesi i legalizimt do të përfundojë së shpëjti. Kjo mbështetet edhe nga raportimi i dhjetëra mijëra legalizimeve ose përfundimit të këtij procesi në zona të caktuara të vendit.

Sidoqoftë, sipas një vlerësimi të bërë nga ALUIZNI (Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Integrimit të Zonave informale) në fund të vitit 2018, rreth 29% e objekteve të ndërtuara në mënyrë informale në Shqipër janë të palegalizueshme për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit të cilat nuk mund të amnistohen. Numri total i aplikimeve të regjistruara në gjithë vendin deri në fund të vitit 2018 është 323.082,  ndër të cilat, sipas ALUIZNI-t,  228.951 të legalizueshme dhe  94.131 të palegalizueshme.

Në raportin e ALUIZNI-t theksohet: “Mbi bazën e një studimi analitik të bërë për cdo qark, është vlerësuar se nga numri i përgjithshëm i ndërtimeve të përfshira në proces, një kontigjent prej 94.131 ndërtimesh, nuk mund të vijojnë procedurat me legjislacionin aktual pasi nuk plotësojnë kriteret për t’u legalizuar”.

Nga ana tjetër, po sipas këtij raporti, finalizimi i procesit në dhënien e lejeve të legalizimit ka ecur me ritme relativisht të kënaqshme, me një mesatare mujore prej rreth 2.500 leje. Me performancën më të mirë paraqiten Qarku Tiranë, Fier, Durrës dhe Vlorë me respektivisht 9533; 4556, 3554 dhe 3320 leje legalizimi./ Scan

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • PO C’A THU O GAZETA DITA?

    Se sa t’i duhen Edvin Droges ca vota shtese per Fitorjen e Rilindjes Enveriste ne zgjedhjet qe po vijne, sa te hapesh dhe te mbyllesh syte:

    OBJEKTET INFORMALE BEHEN TOTALISHT TE LEGALIZUESHME

    sepse:

    Ku pyesin sot per pronaret enverista me pushtet?

  • Cfar ritmesh o hajduter.kemi 13 vite ndertuar ne toke shteterore te dhene nga kom.ekzekutiv ne vitin 1956,komshive qe zaptuan nje pjese te tokes tone u eshte legalizuar,Kurse mua ende.Cfar tregon kjo.?qe duhet te Leviz”qe te me legalizohet.Turp per Tiranen qe I sorollat pronaret.Pra mos u mburni qe keni ecur me ritme te kenaqeshme.

  • UNE KAM DORZUAR DEKLARATEN E KERKESES PER
    LEGALIZIM GJOJA QE NE SHTATOR 2006. MBAS 13 VJETESH NUK KAM ASNJE PERGJIGJE ZYRTARE PO
    ASNJE FARE.
    PARA DY VJETESH QE VENDOSA TE LEVIZ SIC THOTE ME SIPER ZOTNIA ME KERKUAN 7500 EURO NE DORE. NEPERMJET NJE GJOJA JURISTI QE PONONTE TEK ALUIZNI.EDHE UNE KAM NDERTUAR NE TOKE SHTETI DHE THUHET QE KUR KE PUNE ME SHTETIN ESHTE ME KOLLAJ.
    KAM VENDOSUR TE MOS JAP ASNJE CANTIM JO
    LEK PER KETE PUNE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *