Alvaro Morata ka marrë vendimin më të vështirë në karrierën e tij, për shkak se ka qenë i detyruar të luftojë me disa prej sulmuesve më të fortë në botë. Këtë herë nuk ka më kthim mbrapa. Është shembulli i fundit i një futbollisti të dalë nga radhët e Real Madrid, i cili është larguar për të siguruar më shumë minuta lojë.
Spanjolli ka zgjedhur Chelsea-in e Antonio Conte-s. Në Itali, ai tregoi vlerën e tij dhe fitoi të drejtën për t’u kthyer në Madrid. Por ëndrra e Morata-s, ashtu si ajo e shumë sulmuesve të tjerë të dalë nga “La Fabirca”, si Eto’o, Soldado, Alfonso dhe Esnaider, ka pasur një datë sakdence.
Samuel Eto’o
Real Madrid e mori kamerunasin në 1996-ën. Pas pak muajsh te Leganes, ai u kthye, dhe në 1998-ën kaloi tek Espanyol me formulën e huazimit, por mungesa e hapësirave e shtyu të kalojë, gjithmonë me formulën e huazimit, te Real Mallorca. Në vitin 2000, Mallorca bleu 50% të kartonit dhe ai u transformuar në një makinë golash për Mallorca. Pavarësisht nga shpërthimi i tij, Real Madrid nuk e ushtroi të drejtën për ta blerë mbrapsht atë dhe preferoi të fuste në xhep 12 milionë euro (gjysma e shumë se së paguar nga Barcelona).
Roberto Soldado
Sulmuesi nga Valencia ka qenë në “Castilla” nga 2002 në 2006. U transferua tek Osasuna para se të kthehej te Real Madrid në sezonin 2007/08. Me Schuster ai luajti shumë pak dhe në fund të sezonit u transferuar te Getafe.
Alfonso Perez
Ai debutoi në 1990-ën me “Los Blancos”, por dëmtimet ndalën rritjen e tij. Pritej të ishte pasardhësi i Butragegno-s, por shpërthimi i Raul nuk i la më asnjë hapësirë në “Bernabeu”. Në 1995-ën u transferuar te Real Betis.
Juan Eduardo Esnaider
Ai shkoi te Real Madrid B në 1991-in kur ishte vetëm 18 vjeç. Nuk pati pothuajse asjë mundësi dhe u transferuar te Real Zaragoza ku pati sukses. U kthye te Real Madrid në sezonin 1995/96, por paraqitja e tij ishte zhgënjyese: 1 gol në 26 ndeshje.
Dani Garcia Lara
Pasi iu bashkuar ekipit të dytë të Realit në 1992-in dhe pasi debutoi me ekipin e parë në 1994-ën, edhe ai u largua për te Real Zaragoza, ku formoi një dyshe të suksesshme me Morientes. Ai u kthyer në 1997-ën, por nuk ka pasur asnjë mundësi të luante, me Raul, Morientes, Mijatovic dhe Suker që ishin pjesë e atij ekipi që e mbylli sezonin me triumfin e shtatë në Champions League.
