Mbrojtësi pretendon se asi brazilian i ka rrëfyer lëvizjen e ardhshme
Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, në një intervistë për katalanasen “El Mundo Deportivo” ka zbardhur një prej prapaskenave më interesante të merkatos së ardhshme dhe që lidhet me yllin brazilian të Santosit, Neymar. “Ju kam thënë gjithçka, ai e di që do të vijë tek ne dhe më ka ngarkuar ta them, por nuk mund të shkoj unë ta marr tani, pasi do ta kisha bërë. Ky është vendimi i tij”, ka thënë Alves. Mesa duket, klubi katalanas e ka mposhtur konkurrencën e Manchester City-t, që javë më parë kishte takuar babanë e Neymarit. Oferta e Barcelonës është rreth 45 milionë euro, por lojtari mund të vijë në “Camp Nou” vetëm pas Botërorit 2014.