Edhe pse vendimi i drejtuesve të klubit vlonjat është i qartë në lidhje me lojtarët, ka jo pak mes këtyre të fundit, të cilët janë shprehur se dëshirojnë të qëndrojnë.
I pari që ka pohuar se dëshiron të vazhdojë me Flamurtarin është braziliani Danilo Alvesh. Sulmuesi i ardhur gjatë merkatos së dimrit në Vlorë shënoi 5 gola me fanellën e Flamurtarit, por duhet theksuar se ai ka qenë një pikë referimi në lojën e skuadrës dhe ka punuar shumë për të në çdo ndeshje.
Ai është paraqitur vërtet mirë dhe ka lënë përshtypje të mira në opinionin sportiv vlonjat.
Mbetet për t’u parë çfarë do të bëhet, por dëshira e Alveshit është për të qëndruar. Gjithçka e kanë në dorë drejtuesit e klubit kuqezi.
Me kalimin e ditëve do të mësohet se cilët nga futbollistët që mbyllën sezonin do të vazhdojnë me Flamurtarin. Vendimi i drejtuesve të klubit ishte që të gjithë janë të lord të largohen, por natyrisht që ka nga ata që do të qëndrojnë…

Luan mire dhe eshte i fuqishem. Kete sulmues ben mire ta bleje Partizani.