“Alvini me çantë shpine”, Meta nxjerr videon: Lajm i mrekullueshëm

Leda Hysa

Presidenti Ilir Meta reagon lidhur me lirimin e 11-vjeçarit Alvin Berisha nga kampi i Al Hol në Siri.

“Alvini i lirë, një lajm i mrekullueshëm dhe i shumëpritur nga të gjithë!”, shkruan Meta, teksa publikon një video nga momentet kur Alvini është larguar nga kampi i ferrit i luftëtarëve të ISIS në Siri.

11-vjeçari shfaqet me një çantë shpine, atlete të bardha e rroba sportive, ngjashëm si të gjithë bashkëmoshatarët e tij që jetojnë në vende normale dhe pa luftë.

Alvin mbahet në krahë një pjesë rruge dhe më pas shkon drejt makinës duke çaluar për shkak të plagosjes në këmbë. Babai i Alvin tregoi se ai është nxjerrë nga kampi Al hol pasditen e djeshme, rreth orës 14:00 dhe në 22:00 të mbrëmjes së kaluar ka qenë në hotel në Damask.

Sot Alvin është nisur nga Siria për në Libi dhe nesër pritet të mbërrijë në Romë ku e pret i ati dhe motrat e tij që e shohin pas 5 vitesh.

l.h/ dita

 

Share This Article
3 Comments
  • lutje per gazeten dita :

    ju lutemi nxirrni sa me pak keto m.stra si Lili Luli sali rami moni etj
    .
    por me i peshtirosuri ky qe na mallengjeu me kete cante ISISASH..
    .
    kishte lezet ne kohen e xhaxhit qe dilte 3-4 here ne vit dhe njerzit punonin…
    .
    sot dalin 10 here ne dite monstrat dhe ne te gjoret rrime e shikojme monstrat e cepani dhe viqidolit

  • Po perse nuk thua nje fjale per ata qe e nxoren nga kampi dhe sakrifikuan per alvinin, apo nuk mundesh sepse refuzove emrimin e tyre dhe tani na del fare i paftyre dhe flet per djalin. Akt te mrekullueshem nuk ka bere dlaji, pasi ai eshte imitur, por ata qe e shpetuan dhe ti pa pike turpi hesht per ta. Turp per nje m… president republike.

  • Qirje Presidenti ka menduar edhe per te ardhmen e Alvinit. Se shpejti do e coje te baba mondi t”i ndryshoje fene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *