AMAN: ATSH një pikë reference profesionale në fushën e medias

redaktor

Asamblea e 25-të e Agjencive të Lajmeve të Vendeve të Detit Mesdhe, AMAN, organizuar në Tiranë nga 31 maj deri në 2 qershor  nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, ka dhënë një impakt më shumë se pozitiv lidhur me qëllimin e organizmit të kësaj  Asambleje e cila kishte në fokus Turizmin dhe rolin e agjencive të lajmeve në promovimin dhe njohjen e mundësive që ofron ky sektor në rajonin e Mesdheut . Për gjatë  tre ditëve përfaqësuesit ë të paktën 22 Agjencive të rajonit të Mesdheut, personalitete të larta politike të vendit si Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, personalitete të larta të medias e turizmit në vend, kanë theksuar domosdoshmërinë e ndjekjes së një fushate mediatike miqësore për një informacion më të plotë për turizmin duke kërkuar  që kjo të shndërrohet në një nga objektivat dhe misionet kryesore të mediave. Mbajtja e Asamblesë së Lajmeve të Vendeve të Detit Mesdhe, në Tiranë pati rëndësi jo vetëm në planin e komunikimit profesional, por edhe në  impaktin që përcolli Shqipëria kur atë e shikon nga afër në të gjitha planet.

AMAN-2Ndërkohë, drejtuesit e rreth 22 agjencive të lajmeve, që morën pjesë në  Asamblenë e 25-të të Agjencive të Lajmeve të Vendeve të Detit Mesdhe, AMAN, në Tiranë kanë dërguar mesazhe falenderimi dhe konsideratë të lartë lidhur me mirorganizmin dhe mikpritjen e kësaj ngjarjeje nga ATSH-ja, ku u diskutua për ndjeshmëritë dhe rolin që luajnë këto institucione të rëndësishme mediatike në promovimin e turizmit në  rajon. Në mesazhet e drejtuesve të institucioneve mediatike me reputacion në pellgun e  Mesdheut , vihet theksi në rëndësinë që pati kjo ngjarje në planin mediatik dhe  impaktin që solli në fushën e turizmit me shumë rëndësi për vendet e rajonit. “Agjencia juaj prestigjioze e lajmeve, ATSH është një pikë reference në sektorin e medias dhe informacionit në Shqipëri, në rajonin e Mesdheut dhe Ballkanit dhe ne presim me padurim të zhvillojmë marrëdhëniet mes nesh’’, cilësohej ndër të tjera në këto mesazhe. Duke falenderuar dhe duke shprehur mirënjohje për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, e vetmja agjenci zyrtare ne vend, në këto mesazhe, vihet në dukje rëndësia që ju kushtua zgjerimit të AMAN-it, shkëmbimi i përvojave në drejtim të kualifikimit të gazetarëve dhe organizimi i seminareve të  përbashkëta .

Asamblea e 25-të e Agjencive të Lajmeve të Vendeve të Detit Mesdhe, u zhvillua menjëherë pas organizmit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s  kur Tirana zyrtare, por edhe Tirana qytetare priti parlamentarë të 28 vendeve anëtare të NATO-s. Të dy eventet dëshmuan se kryeqyteti ynë është jo vetëm pjesë e axhendës së rëndësishme politike e diplomatike, por edhe asaj ekonomike, mediatike, kulturore, turistike e më gjerë.  Agjencia Telegrafike AMAN-4Shqiptare (ATSH) gjatë organizmit të këtij eventi , mori  zyrtarisht Presidencën e AMAN-it, organizata e Agjencive të Lajmeve të vendeve të Detit Mesdhe.

Më poshtë po botojmë disa pasazhe nga  letrat falenderuese që i janë derguar me këtë rast Agjencisë Telegrafike Shqiptare

George Penintaex Sekretar i Përgjithshëm i AMAN-it shkruan :Në emër të Aleances së Agjencive Mesdhetare të Lajmeve, dua t’Ju shpreh falenderim të sinqertë për organizimin e shkëlqyer të seminarit dhe asamblesë së përgjithshme të cilën ATSH-ja drejtoi në Tirane dhe për mikpritjen e ngrohtë për të gjithë delegatët nga AMAN-i. 

Tarek Abdel Gahffar – Kryeredaktor i MENA-s shkruan : MENA, që mikpriti takimin e AMAN-it në Sharm El Sheik në vitin 2015, ka dëshirën të vazhdojë bashkëpunimin dhe koordinimin me ATSH-në, në cilësinë e saj si kryesuese e radhës e AMAN-it dhe të nxisë punën e përbashkët dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet anëtarëve të AMAN-it.

AMAN-6Nabyla Zayati – Menaxhere projektesh në Departamentin e Jashtëm të ANSA-s shkruan :

Agjencia juaj prestigjioze e lajmeve, ATSH është një pikë reference në sektorin e medias dhe informacionit në Shqipëri, në rajonin e Mesdheut dhe Ballkanit dhe ne presim me padurim të zhvillojmë marrëdhëniet mes ANSA-s dhe ATSH-së.

Adnan Idriz – shef i redaksisë në shqip dhe maqedonisht – AA shkruan : Si pjesëmarrës në këtë manifestim dhe si përfaqësues i agjencisë Anadolu Agency (AA), ju falenderojmë për mikpritjen dhe organizimin e mirë. 

Ljupço Jakimoski – drejtor i përgjithshëm i MIA-s shkruan : Ishte kënaqësia dhe nderi ynë të vizitojmë vendin tuaj të bukur, Republikën e Shqipërisë, duke zhytur veten në bukuritë e saj dhe në mikpritjen dhe miqësinë tuaj. Kjo ishte e paharrueshme! 

AMAN-5Skënder Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i KosovaPress  shkruan: “organizimi i Asamblesë së 25-të të Agjencive të Lajmeve të vendeve të Detit Mesdhe (AMAN), është një kontribut i madh që Shqipëria dhe ATSH ka dhënë në anëtarësimin e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress në shoqatat ndërkombëtare, duke e promovuar në të gjitha aspektetet, Kosovën dhe njëkohësisht KosovaPress-in”.

Maxim Minchev drejtor i përgjithshëm BTA shkruan : Dëshiroj të shpreh shpresën se bashkëpunimi ynë dypalësh do të vazhdojë të jetë po aq i frytshëm dhe gjithëpërfshirës sa është aktualisht
Rosario Pons Menaxher i Marrëdhënieve me Publikun dhe komunikimin EFE shkruan : Atmosfera e takimit ishte shumë miqësore dhe bashkëpunuese mes gjithë pjesmarrësve dhe seminari mbi turizmin ishte shumë inspirues pasi vërejtëm të gjitha mundësitë që vendi juaj i bukur ofron në këtë sektor.

AMAN-1Rachid Tijani Drejtor i Komunikimit dhe Bashkëpunimit MAP shkruan : Dëshiroj të falenderoj organizatorët dhe pjesëmarrësit në seminarin mbi turizmin për të promovuar turizmin në vendin tuaj të bukur

Abdelhamid Kacha Drejtor i Përgjithshëm  Algérie Press Service shkruan : Duke përfituar nga kjo mundësi ju shpreh dëshirën për të vendosur bashkëpunim me ju në interes të dy agjencive dhe vendeve tona.

Hamida El Bour Drejtor i Përgjithshëm i Tunis Afric Press TAP : Dëshiroj t’ju përgëzoj për cilësinë e lartë në organizimin e eventit të mbledhjes së përgjithshmë të 25-të të AMAN-it. Dëshiroj të falenderoj gjithë ekipin tuaj për profesionalizmin që e bëri këtë event të suksesshëm.

Aram Ananyan Drejtor i Armenpress shkruan:  Kam dhe kënaqësinë të shpreh se marrëdhënia dhe bashkëpunimi midis agjencive është në zhvillim e sipër dhe po demonstron vullnetin dhe aftesinë e ATSH-së të krijojë dhe të ushqejë bashkëpunim të fortë ndërkombëtar të informacionit, i cili është me rëndësi të madhe për agjencinë kombëtare të lajmeve.

Rita Daou Drejtoreshë për shërbimet në gjuhën arabe/zëvendëskryeredaktore e MENA-s :
Takimet ishin interesante dhe kënaqesia e të berit pak turizëm në Tiranë Krujë dhe Durrës solli një qasje të këndshme. Sinqerisht vleresoj të gjithë programin dhe shpresoj për më shumë bashkëpunime dhe takime.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *