Aman një serial tjetër

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

DITA, doja t’u lutesha skenaristëve të “telenovelës” Doshi që me mbarimin e serialit të kenë gati një tjetër, që mos të krijohet tele-vakum. Ne, populli, nuk duam të hamë pasi velemi kur hanë, pinë, vishen politikanët e na falin të tilla qyfyre që janë ushqim i bollshëm në tre vaktet. Ju meritoni besimin tonë, megjithëse disa nga ju jeni vetzgjedhur ose ju ka zgjedhur kryetari. Ne ja u bëjmë hallall edhe pagat që i keni caktuar vetë e kërkojmë dyfishimin e tyre. Ne ua njofim mirë nevojat dhe kërkesat tuaja në rritje. Ne qytetarë e fshatarë duam të tregojmë bujarinë tonë duke kërkuar uljen e mëtejshme të pensionit tonë meqë është mjaft i lartë, për mirëqenien tuaj. Nga Xhevdet Cora

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *