Amanetet e Mehmet Shehut në ditën e fundit të jetës

redaktor

Maliq Sadushi, Ish zv.ministri i Mbrojtjes nën Mehmet Shehun, edhe pas viteve 90-të ka qenë mjaft diskret në prononcimet për mediat, lidhur me periudhën e punës së tij me kryeministrin më jetëgjatë në historinë e vendit. Pas fundit të hidhur të Shehut, ai u degradua po nuk u burgos.

Por me mikun e tij Eqerem Osmënaj, ish.drejtori i Zbulimit të Ushtrisë, Sadushi që ndërroi jetë në vitin 2010, ka zhvilluar biseda të gjata lidhur me ngjarjet e diktaturës dhe mjaft momente të errëta të asaj periudhe. Këto shënime vijnë pikërisht si hedhje në letër e atyre bisedave dhe kujtimeve.

Në këtë pjesë, dy njerëzit me funksione të larta në diktaturë komentojnë letrën sekrete të Mehmet Shehut lënë Enver Hoxhës, ku e paralajmëron për rrezikun që do t’i vijë nga Jago (komentuar gjerësisht si Kadri Hazbiu) dhe Hrushovi (etiketim që i përgjigjet Ramiz Alisë).   

 

  Nga Eqerem Osmënaj

 (Vijon nga numri i kaluar)

 Ish-zv.ministri i Mbrojtjes Maliq Sadushi, duke rrëfyer për fundin e Mehmet Shehut më ka thënë:

Ka akoma njerëz në Shqipëri që u ka ngelur ora dhe thonë se Mehmet Shehu dhe grupet armiqësore i zbuloi Partia dhe jo Sigurimi i Shtetit, se Mehmet Shehu kish menduar qysh gjatë luftës për një Shqipëri Demokratike, sipas ditarit të gjetur në kasafortën e tij. Nuk mundet të besohet kurrë dhe s’ka asnjë shembull në botë që spiuni, të vërë në shërbim të tij fëmijët dhe gruan siç u veprua në rastin tonë… Jo kjo s’besohet kurrë..

***

E pyeta një ditë Maliqin:

Si e shpjegoni dënimin unanim të Mehmet Shehut më 17 Dhjetor 1981 në Byronë Politike?

Përgjigja e tij ishte:

Në mbledhjen e 17 Dhjetorit 1981 u gjykua Mehmet Shehu. Më 18 dhjetor 1981 na njoftuan vdekjen e tij. Ajo që ra në sy ishte mendimi unanim që u shpreh nga të gjithë, përveç Llambi Gegpriftit i cili doli në mbrojtje të Mehmetit. Në atë mbledhje aq të rëndësishme, ku Llambi ishte i sapopranuar në Byronë Politike, ka bërë një pyetje që unë e quaj tejet të guximshme për kohën. Pse e them këtë? Llambi tha një të vërtetë kur pohoi në atë mbledhje se “Mehmet Shehu ka punuar shumë dhe na ka ndihmuar shumë”. Por edhe Llambi e pësoi, e hoqën nga detyra e Ministrit të Industrisë… U dërgua në gjirin e “kllasës punëtore”… në Kombinatin e Autotraktorëve…

Unë pyes tani pas shumë vitesh:

Si mund të mos i vrasë ndërgjegjja ata njerëz, udhëheqës shteti… Nuk mund ta imagjinosh se si qëndronin aq të qetë e entuziastë që kish vrarë veten kryeministri dhe që u masakrua familja aq poshtërsisht e çfarë fituan “shokët” – gropën e zverkut.

Kohët të tilla qenë dhe pse ishte fat të ishe vëlla, shok, mik, bashkëvuajtës e bashkëfitimtar, nesër shokun, mikun, vëllain e bëje armik! Kështu ndodhi në Byronë Politike në gjyqin që i bënë Mehmet Shehut… burri që nuk u tremb as nga vdekja… Vetëm burra të mëdhenj mund ta bëjnë një akt të tillë si ai.

 

E pyeta Maliqin: Ju kini bindjen se Mehmeti vrau veten?

M’u përgjigj menjëherë:

Po. Vetëm burra si ai mund ta bëjnë një akt të tillë. Ai kishte një histori të lavdishme dhe e mbylli me nder historinë e tij. Nuk pranoi poshtërimin. Por lexoni letrën e fundit që la Mehmeti për t’u bindur se sa komunist ishte ai. Mehmet Shehu i dha fund jetës duke treguar të bëhej kujdes për të ruajtur Partinë, pushtetin, familjen se në udhëheqje ka njerëz të këqinj prej të cilëve duhet të ruhej… E këtë ia thoshte Enver Hoxhës!

Maliqi nxjerr letrën që e kishte të fotokopjuar dhe, pavarësisht se e kishte lexuar dhe ishte në brendësi të saj prej më shumë se 20 vjetësh, fillon e më tregon:

Shiko çfarë shkruan Mehmet Shehu në hyrje të letrës:

“Shoku Enver,

në librin “Kur lindi Partia”, në pjesën e shkruar me dorën tënde, ndër të tjera, më shkruaje: “Ti, i dashur Mehmet ke qenë dhe je një nga udhëheqësit e lavdishëm të Partisë, kurdoherë në ballë të çdo lufte, në çdo moment i gatshëm, i papërkulur e parimor për të mbrojtur popullin, Atdheun socialist, Partinë që na rilindi e na kaliti si udhëheqës revolucionarë, luftëtarë të papërkulur për komunizmin, shërbëtorë të devotshëm për popullin, për luftën e madhe që ti ke bërë e po bën si bir dhe si ushtar besnik i tyre, Partia dhe populli do të jenë mirënjohës. Unë, shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve të përqafoj. Enver 11 qershor 1981”.

 

Çfarë domethënë ky sqarim në fillimin e një letre që po vetëflijohej? Unë si Eqerem them se kjo vërteton besnikërinë e pakufishme që kishte Enveri ndaj Mehmetit, por edhe Mehmeti ndaj Enverit. Pse e them këtë? Ja çfarë shkruan në vijim të asaj letre Mehmeti:

 

“Në një shënim që më dërgove në 28 tetor 1981, në lidhje me projekt-autokritikën time që ta kisha dërguar, më thoshe që t’u bëja analizë elementëve negativë në karakterin tim, se aty do të gjeja edhe arsyen e vërtetë të gabimeve. Dhe i quajte “…disa elementë negativë të karakterit (tim), që shfaqen shpeshherë në punën shumë të frytshme që bëj për interesin e Partisë, që ti (unë) e do (dua) dhe lë jetën për të”. Po, shoku Enver, unë gjithmonë kam qenë i gatshëm për të lënë jetën për Partinë. Dhe pikërisht këtë po e bëj tash: po lë jetën për Partinë, për të të dhënë rastin e vetëm që më mbeti, ty, shokut, mësuesit dhe vëllait tim të dashur, unë, shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve, siç më ke quajtur me të drejtë, që të mësosh të vërtetën”.

 

Po a ka idealizëm më të madh se ky? A kishte dashuri më të sinqertë se kjo për udhëheqësin deri në vetëflijim? Është një letër me shumë nëntekste kjo…

E pyeta Maliqin:

Si shpjegohet që Mehmeti e përqendroi gjithë mllefin e tij të fundit ndaj dy figurave: Ramiz Alisë dhe Kadri Hazbiut?

Pasi u mendua pak, Maliq Sadushi më tha: Sepse ata të dy ishin arkitektët e eliminimit të tij. Dhe ja përse. Vazhdojmë me letrën testament të Mehmet Shehut:

 

“Unë po lë jetën për Partinë pa hezitim dhe gjakftohtësi, se s’më latë rrugë tjetër për të mbrojtur Partinë. Nga kush? Nga Jagua-gjarpër dhe Hrushovët që arritën, për fat të keq të Partisë, të të rrethonin, të manovronin për të të shkëputur përgjithmonë nga shoku yt i halleve dhe i fitoreve. Cilët janë këta (Jagua dhe Hrushovi shqiptar), të takon ty t’i gjesh, ata dihen, njihen.

Unë nuk heq “asnjë presje” nga gjithçka kam shkruar e thënë për ty si shok, si mësuesi im marksist-leninist dhe si vëlla. Por tash, që po ndahemi fizikisht, të them atë që nuk mund të ta thosha gjer sot, sepse kurrë s’më krijove kushtet të të thosha të vërtetën për ta. Unë nuk po vras veten, por më vrau Jagua intrigant, këlyshi i Koçi Xoxes e nxënës i tij, që me intrigat e tij të pështira, duke hyrë në aleancë tradhtie me Hrushovin që ju e konsideroni “të sinqertë”, të dy së bashku e me fijet e tyre do t’i bëjnë varrin Shqipërisë socialiste; atë që s’e bëri dot tradhtari Beqir Balluku e banda e tij, do ta bëjë nesër Hrushovi ynë, i cili, siç e kam dëgjuar me veshët e mi, por që kurrë nuk kam mundur të ta them se, ndërsa për gjithçka më kishe krijuar kushtet për të biseduar, për këta dy (Jagon-gjarpër, intrigant e karrierist dhe Hrushovin e ri), – pra siç e kam dëgjuar me vesh tha, kur u prishëm me Moskën: “Pse vetëm ne qenkemi të vetmit marksistë-leninistë?” Domethënë s’ishte dakord që u ndamë me revizionistët hrushovianë. Ju mos besoni këtë që po ju them, po të doni, kjo është puna juaj, por unë, duke mos pasur mundësi tjetër të zbuloj këtë komplot Jago-Hrushov, po veproj siç veprova. Këta sot hiqen si komunistë “të kulluar”, por nesër nuk do të jeni ju, Hrushovi do të kthehet nga Moska hrushoviane… Jo, shoku Enver, unë gabova për arsyet që thashë në autokritikë, unë kam edhe të meta në punë, por që të kem punuar për “dualizëm”(me ju!), për të vënë veten mbi Partinë etj., akuza të kësaj natyre që m’u bënë, këtë kurrë nuk e kam bërë, kjo ishte një akuzë e përbindshme që unë kurrë nuk e pranoj. Dhe autokritika ime nuk ishte alibi, por e sinqertë. Unë kam punuar gjithë jetën për Partinë, për popullin, kurrë nuk kam luftuar e punuar për “karrige”, për “nam”, për t’u quajtur “strateg”, për të dalë përpara Enver Hoxhës (dualizëm), për privilegje personale. Akuza më e rëndë që m’u bë nga Jagua e nga Hrushovi e nga të tjerë nën ndikimin e tyre ishte se unë gabimin e kam bërë “për të vënë veten time mbi Partinë”, se unë kultivoj “unin” për t’u dukur, domethënë kundër Partisë. Kaq shpejt u harruan luftërat që bashkë kemi bërë kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm? Ju, personalisht, nuk më quajtët armik, por Jagua, Hrushovi e edhe të tjerë, duke më akuzuar se e vë veten mbi Partinë, praktikisht më kanë akuzuar armik.

E jo, shoku Enver, unë nuk jam armik, armiku është Jagua. A e mbani mend kur bisedonim një herë për fejesën e Skënderit në shtëpinë tënde, ku kisha ardhur të qanim hallin e atij gabimi politik që bëra unë, e të shoh se armiku gjithmonë është përpjekur për të futur pykat midis ne të dyve, domethënë për të përcaktuar udhëheqjen, e të përmenda Koçi Xoxen, Liri Belishovën e Çu En Lain? Ata s’mundën t’ia arrinin dot qëllimit. Edhe Beqir Balluku bëri të njëjtën orvatje, por s’ia doli dot në krye komplotit. Këtë herë ia doli në krye Jagua. Ju mund të ma quani si të doni, e keni vetë në dorë! Por unë po vdes për Partinë, për të të thënë amanetin e fundit: Ruaje Partinë dhe socializmin nga Jagua dhe Hrushovi se, ndryshe, pas teje këtu do sundojnë hrushovjanët dhe socializmi do të marrë fund. Po e dekonsiderove këtë që po them për Jagon dhe Hrushovin tonë, aherë unë s’të kam faj, i dashur Enver, aherë e gjithë përgjegjësia do të bjerë mbi ty. Unë e bëra detyrën time me të vetmen mënyrë, me të cilën m’u dha mundësia – vetëvrasja”.

Unë, Eqeremi, e kisha lexuar atë letër disa herë, por këmbëngula të mësoja ndonjë gjë më shumë rreth saj dhe sidomos për amanetet e Mehmet Shehut në çastet e fundit të jetës.

 

***

E pyeta një ditë Maliq Sadushin:

A është e vërtetë së Mehmet Shehu është censuruar?

Përgjigja e Maliqit ishte tepër befasuese:

Po, më tha, censurimi i Mehmetit është bërë pas vdekjes së tij. Dhe unë mund ta argumentoj këtë: Është bërë dhe është vendosur se ligji ynë nuk e lejonte pa kaluar 25 vjet, të publikoheshin materiale të tilla tepër sekrete. Por ka ndoshta ka edhe shkaqe të tjerë… Më 18 Dhjetor 2006 u bë e mundur publikimi i plotë i asaj letre sekrete të shtetit shqiptar! Në atë letër të fundit të Kryeministrit janë hedhur nga ai vetë “Amanetet” dhe shkaqet që çuan në vetëvrasje! Letra i drejtohej Enver Hoxhës me shënimin në krye:

“Ta hapi personalisht vetëm sh. Enver Hoxha e kërkush tjetër”.

Ndërhyra dhe e pyeta Maliqin: Letra tashmë është e njohur. Cila është përshtypja më e thellë që u ka lënë ajo letër?

Ke të drejtë, më tha, Ajo letër ka shumë paragrafe dhe nëntekste që të venë në mendime. Unë po veçoj amanetin e fundit të Mehmetit, kur i drejtohet Enver Hoxhës me këto fjalë:

 

“Edhe një herë: Amanet Partinë nga Jagua e Hrushovi! Partia jonë ka kuadro plot besnikë plot të tjerë.

Rroftë Partia jonë e lavdishme, me vijën e saj kurdoherë të drejtë, marksiste-leniniste! Rrofshi ju, të paktën sa të siguroni Partinë e socializmit nga Jagua dhe Hrushovi, dy komplotistët e sotshëm më të rrezikshëm dhe shumë e shumë vjet të tjera!

…Rroftë komunizmi! Poshtë reaksioni!

Amanet familjen time – Fiqreten, djemtë (përfshi dhe Skënderin dhe Bashkimin), fëmijët e nuset e djemve! Po të shihni se është interesi i Partisë, thoni se “Mehmeti vdiq aksidentalisht, duke manipuluar armët!” ose si të doni. Edhe armik po më quajtët, kam besim se asgjë s’mbetet pa u zbuluar nga koha, e vërteta s’vdes kurrë.

Po vdes i pafajshëm, më vrau Jagua i Shqipërisë!

Mehmet Shehu

17 dhjetor 1981”.

 

Në këtë moment, Maliqi përlotet: Ju e dini se si rrodhën ngjarjet dhe se sa u plotësuan këto amanete të Mehmet Shehut… Ishte një tragjedi jo vetëm për familjen e tij…

 

(Vijon)

Nesër do të lexoni:

 

-Mehmet Shehu një antijugosllav i vendosur. Përplasjet me Tempon dhe Mugoshën

-Vlerësimi i Stalinit për Mehmet Shehun në vitin 1947

-Kush e organizoi likujdimin e Mehmet Shehut?

 

 

Share This Article
20 Comments
  • Lerini keto shkrime. Per jeten, letren dhe bemat e Mehmetit eshte folur aq shume saqe njerezve u ka ardhur ne maje te hundes. Mehmeti ka qene nje kobure ne dore te Enverit, te cilen ai e shkrehu sa here donte shefi. Kur kobures iu mbaruan fisheket, e hodhi poshte si limonin e shtrydhur. A nuk beri po keshtu edhe me Kadriun etj.?

  • plotesishte e besueshme.
    Jagua ,Hrushovi …….por i ndjeri Mehmet ….nuk dinte koken e komplotit…….NEXHMIJEN !
    Ajo eshte akoma e keqja e shqiptareve !

  • Tash e keqja e shqiptareve personifikohet vetem nga nje
    njeri dhe ky eshte Sali Milloshevic-Fasllic Berishovic Vici
    doli. Nexhmijen lereni ne “shenjtesine e saj”-Millosh Gjergj Nikolla ose Migjeni .

  • Nje interviste brilante! Flet sa per mijra fjale pse Shqiperia u shkaterrua dhe pse sot tonin e politikes vazhdojne ta japin agjentet e Beogradit!

  • kAmentues idjote kur nuk arrini te kuptoni kush eshte ‘jagua’ e kush ‘Hrushovi shqipetar’ shkoni mblidhni bajgat e kalit te Xenit se kaqe meritoni– Topallen,moniken,ErMajlindat,Mesilat,Dadot,Dodet,Dadet e tere lopet e tjera laramane U qate nga shoqet Lenka qe dinin te mbillnin korrnin vilnin e milnit,KENAQUNI me LOQET SHENKA qe po u mjelin 25 vjet te udhehequra nga vajza e Milices apo gruaja e dhenderrit serb BERISHA!

  • PO AMAN O GAZETA DITA SE NA PLASET SHPIRTIN ME KETO LLOGJE IDIOTE NGA KATILET DHE XHELATET E ENVERIT QE I PUBLIKONI PAPUSHIM NE GAZETEN TUAJ!

    Ramizi paska qene sipas Mehmetit Jagua qe prishi miqesine e Enver Pederastit me Mehmet Fshatarin. Po pse nuk u jep pergjigje ky spiun i Sigurimit te Shtetit dhe besnik i Enverit kush vrau Qemal Stafen, Nako Spirun, Alqi Kondin, Lym Keten? Po intelektualet properendimore shqyptare kush i masakroi dhe i vrau me nje pabesi te papare? Kush e tradhetoi Vatanin, Kosoven dhe viset e tjera shqyptare ne Mukje te vitit 1943 me urdher nga Beogradi? Po gjeneralet komuniste qe nga Petrit Dume e deri tek Sadik Bekteshi kush urdheroi dhe kush i vrau? Por kur legjenda e sigurimit Kadri Hazbiu po te ishte spiuni i Jagos Ramiz Alia pse u vra me urdher direkt nga perbindeshi Enver Hoxha me tortura cnjerezore ashtu sic kishte vrare me pare kunatin e tij Bahri Omari? Po Fiqeret Shehun kush e vrau? Po Vadimir Shehun kush e vrau me tel elektriku ngaqe nuk pranoi te deklaronte si dy djemte e tjere debile te Mehmetit se babai i tyre kishte vrare veten sepse ishte agjent dhe armik i popullit? Po ruset ne Shqypni kush i masakroi dhe kush i zhduku pa lene gjurme more gazeta DITA?

    PO KUSH ISHTE AI QE MBUSHI LUMENJ ME GJAK NJERIU TE PAFAJSHEM NE SHQYPNI O GAZETA DITA?

    sepse:

    ME KETO BROCKULLA QE PUBLIKONI NA PLASET SHPIRTIN DHE NA HAPET BARKUN NEVE, INTELEKTUALEVE PROPERENDIMORE SHQYPTARE QE U VRANE DHE U MASAKRUAN NGA MONSTRA KULCEDER ENVER HOXHA VETEM SEPSE DONIN QE SHQYPNIA TE ISHTE PJESE E BOTES DEMOKRATIKE DHE ANTIKOMUNISTE.

    • Ore Pseudolesh ne se nuk te pelqen DITA je i lire te lexosh gazeten 55 te Fari fytyr B…es . Ti perserit me kokefortesi te njejtat banalitete.Vetem shan ,,,,,shan kot. DO TE TE BEJE MIRE TE QEROHESH ……

  • Ky Mehmeti nuk kuptoi se Jago, Kadri Hasbiu,por Enveri ishte djall.Ate qe Sejfullah Maleshova e kuptoi per nje muaj,Nako Spiru per 3 vjet,Mehmeti nuk a kuptoi as per 40 vjet.

  • C’ja ka futur kot ky Maliq Sadushi. Letra u be e njohur ne 2996, thote. Letra u be e njohur qe ne 1982. U lexua nga gjithe sekretaret e organizateve baze. Asgje nuk u mbajt e fshehur. Mehmeti e vrau veten i shtyre nga K.Hazbiu. Ika,qe ika, mendoi, po ia fus edhe R.Alise. Kurse gjithe sekretet i mori K. Hazbiu me vete ne varr.

  • Per gazeten Dita.
    Si eshte e mundur botoni nje njeri te tille. Maliq Sadushi ka vdekur ne 2010. Ka lene te botuara kujtimet e tij me titullin “Mehmet Shehu, si e kam njohur”. Ne ate liber ai kurre nuk ka thene fjale te tilla, ne asnje faqe te librit. Aa per Mehmet Shehun, as per Kadri Hazbiun.
    Ky person, qe ka qene drejtor zbulimi, eshte shkarkuar nga Kadri Hazbiu dhe eshte ulur ne detuyre, duke u cuar ne Vlore. Pas 35 vjetesh ai shkruam te tilla sajime ne gazeten tuaj.

  • Mehmet shehu ish nje racist per njerzit me ngjyre i pa afte per postin qe mbante deri sa e coj shqiperine ne nje katastrofe ekonomike!
    Atentator dhe urdherues per vrasjen te ashtuquajtur vetvrasje ish vet enver hoxha duke ja postuar urdhrin sulo gradecit ky besnik i perjetshem i diktatorit dhe nje fundamentalist orjental i tipit ekstremist mbeturine e perandoris osmane per ti sherbyer jo komunizmit por osmanizmit dhe diktatures se saj nga me fatalet e nga me te egrat ne historit e sistemeve totalitare islamo komuniste!
    Kan qen shum me te lehta sistemet socialiste ne lindje per arsye te krishterimit dhe shum e lehte per viktimat kundershtare te ktij sistemì politik!
    Ne kemi vuajtur dhe vazhdojm te vuajm prej orjentalizmit edhe pse thuhet qe jetojm ne demokraci tashme?

  • Pas komentit te Intelektualit s”me mbetet te shtoj shume por vec pyetjes se pse keto deshmi ( te sajuara me siguri te plote ) dalin ne shtyp pas vdekjes se deshmimtarit spiuni i sigurimit Sadushi ??????? Qellimi eshte i qarte ,te rehabilitojne njerin diktator pas tjetrit !!! E vrane xhelatin ,me menyrat e sigurimit famekeq e pas nje varg vrasjesh ,nga K Xoxe e deri te Balluku e P Dume tejkalohej masa e intrigave e pusive qe do te thote qe kesaj vrasjeje te mirepregatitur me muaj ,jave e dite t”i vihej emri vetvrasje !!! Mund te sajonin dhe nje aksident ,por jo se eliminimi i tij ishte me rrenje e farefis !! Ishin pikersht zbulimet e huaja qe do te nxirrnin te verteten ,,shkakun e vrasjes qe per cudi dhe sot keto zbulime te huaja ,heshtin dhe sot !! Qe vrasja e Mehmetit ka lidhje me situaten ne ish Yugosllavi –Kosove e planet nuk paten mirarimin as nga ana jone e as nga fuqite e huaja !!! Meriten e Gorbacovit te ardhshem s”mund ta mirrte nje fare fshatari nga nje vend i vogel si Shqiperia !! A kishte mundesine Shqiperia e burgosur per se gjalli ne ate kohe t”e negocionte ,apo t”i jepte Gjermanise ,pjesen tjeter te saj DDR -en e ruseve ???? Prandaj dhe u elimnua Mehmeti se ishte i shpejtuar nje dekade me pare !!!! Sajuan e pregatien nje fejese ,per te gjetur nje sebep qe te mashtroi popullin injorant por zbulimet sekkrete te shteteteve te huaja kuure nuk mund t”i mashtronte !! Ato dine te vertetn lakuriqe ,,madje dhe kush dore shkrehu koburen !!

    • Bravo Rita ,
      u emocionova pa mase , kur shikoj e degjoj
      qe edhe Femrat perQafojne Mendimet
      e KUMANDARIT tone Intelektual Nastradini .
      Eshte ai qe pi kafene te Tajvani .
      Eshte ai qe Pinte Raki gjate Luftes ,
      kur luftonim Gjermonin e Pepinot .
      Eshte ai qe Me Guximin e trimerine e tij
      HIDHTE NE ERE FABRIKAT E UZINAT KAMUNISTE ,
      Ishte ai qe vriste Grate qe shkonin e punonin
      Falas , me pune Vullnetare , Ndertimin e shqiperise,
      Por ajo qe Ti nuk e di ,
      eshte se Kumandari INE intelektual Nastradini
      I rezoje Diktaturat ,
      Si ato te Kuqe , edhe ato te ZEZAT ,.
      Sot ne jetojme ne Lirine Universale,
      Ku TV , Gazetat e Kumandar Nastradin Intelektuali na i perserit ç’do DITE .
      Ku puntoret jane te detyruar te Punojne me Panolina , qe te jene me Konkurues me tregun .Bravo Rita —- a e kupton dot Valle o RITA
      ç’DO TE tHOTE NeoFeudale ?????????????
      Rita —
      te duhet pak djete Moj Ritkeeee

      Ha pershesh me Kos — Moj Rite —
      Kumandari Nuk Ha – Ai vetem Pi .
      Jane pije te Forta ato qe komandari Ine Pi .
      E Filloje me Raki ne Luften e 44 , Dhe
      Tani perdor Nargjile me Jeshillek Lazarati …….
      Te ne Rroje Kumandar Intelektuali.
      Njeriu per nga Natyra eshte nje
      ZOON POLITIKON .

  • Mehmeti ka qene komunist 24 karat.Mehmeti ja ka pasur pa hile shokut Enver,por dikush i mori ne sysh.Jagua-Kadri Hasbiu dhe Hrushovi- Ramiz Alia kompllotuan tek Enver Hoxha kunder vartesit te tij deri ne vdekje,Mehmet Shehu vdiq si “theror” i Partise se punes se Shqiperise.E verteta vonon por nuk harron.Rehabilitimi i shokut Mehmet te behet me nje ceremoni trevarrimi prane varrit te shokut Enver,ne varrezat e Sharres.Krah perkrah,ashtu si qendruan ne jete perballe rreaksionit te brendshem, imperializmit amerikan,social-imperializmiot Sovjetik dhe revizionizmit Kinez.RRofte KQ.PPSH.-se me shoqen Nexhmie Hoxha ne krye!

  • lum ai qe e kupton artikullin dhe mjere ai qe nuk e kupton sepse mbetet ne mjerim ideologjik perhere !
    Tamam ashtu sic e ka thene te shkruar vete ish – kryeministri i kohes,ashtu u be !
    Njeriu nr.2 i UDB se,Ram Alija, ate beri ,shkaterroj vendin duke vendosur ne krye te shetit delikat shqiptar ,nji agjent te sherbimeve sekrete sovjetike dhe serbe !
    Dhe si i tille u faktua ,qe shkaterroj ,,dogji, vodhi komplet Shqiperine me zagaret besnik te tij deri ne keto momente !
    NUK JANE TE RASTESISHME TE GJITHA KETO QE NDODHEN NE 25 VJETET E FUNDIT !

  • Llambi Gegprifti, nje inoral e pianec, paska mbrojtur Mehmet Shehun? hahaha…Po lexoni cfare ka thene ne mbledhejn e Byrose, ku diskutuan nje per nje te gjithe byroistet. E pse dp ta mbronte, qe te rrezikonte veten?
    Llambi njihej per aventurat e tij dhe mbahej ne byro, sepse bente cfare kerkonte Enveri.
    Ky Osmenaj, per te nxjerre veten ne ngjyre trimi, i drejtohet te vetmit qe ka ngelur gjalle nga meshkujt e byrose.

  • Komentuesit me emer ” Z ,,,,,,, nga Shen Naumi ” i them qe kur te shkruaje dicka si me lart eshte mire te mos jete i dehur nga ato pije qe perserit me lart !! Nesje origjina e mentaliteti i tij duket qe eshte anadollak perderisa ” entuziazmohet” qe nje grua shpreh mendimet e veta per ngjarjet e shkuara ,e personalitete te kohes se diktatures !! Me keshillon te bej diete ,e falenderoj per perkujdesjen por me duket se kam bo boll diete ne kohen e tollonave !! Analizon komentatorin , Intelektual me epitete percmuese ,tallese sepse ne asnje koment te tij as ai e askush s”mund t”i pergjigjen fakteve e vertetesise qe ai shkruan cdo here !! Por cfare pergjigje mund te japer nje ish-hetues perdhunues,,nje operativ, nje ish oficer i larte i ushtrise se ” hekurt “apo nje ish kuadro e ministrise se atehereshme ???????? Dhe ne se pergjigjen s”bejne gje tjeter vecse c”fletojne librat historike te PPSH ku jepen datat e fitoret e djajjve !!

  • E para si Maliq Sadushi ka pas nja 30 zv/ministra mbrojtjeje qe I kane ndenje ne krah Mehmetit. Maliqi eshte me injoranti mes tyre. Se dyti, Mehmeti ishte ne sherbim te dikujt, ndryshe nuk spiegohet tere historia e fejesave qe beri I biri ne ato kohe, se ai u fejua me tre kater vajza njeheresh. Deshmitaret jane ende gjalle. Se fundmi, Mehmeti ndonje taktiken ”’… ne momentin e fundit…”, por Enveri se la te arrinte deri atje. Pra mos hani shume m….t, se as dini e as merrni vesh nga keto pune. Dhe ky Osmenaj, nje cope idiot, nga kapter u be drejtor zbulimi, dhe nga drejtor zbulimi u be prape kapter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *