Ambasada e SHBA-së në Tiranë kallëzon penalisht Klevis Bitron, ish-shef i kabinetit të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, i shpallur në kërkim. Kallëzimi që tashmë i është bashkangjtur dosjes voluminoze të tenderave fiktiv të organizuar vetëm me letër nga Bitro dhe punonjësit e tjerë të kësaj ministrie, po hetohen nga prokurori Ndini Tavani.
Sipas prokurorisë, referuar edhe kallëzimit penal dhe provave të siguruara, i pandehuri Klevis Bitro me anë të dokumenteve të falsifikuara ka aplikuar për vizë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, për tre persona, duke i prezantuar si punonjës të ministrisë që drejtohej nga Spiro Ksera. Pas aplikimit, ambasada i ka pajisur tre shtetasit shqiptarë me viza amerikane, ku njëri prej tyre është diktuar dhe është deportuar nga SHBA-ja, ndërsa dy të tjerët kanë arritur të hyjnë në territorin amerikan.
Sipas prokurorisë, çdo person që aplikon për vizë amerikane, praktikën e e aplikimit e bënë me anë të internetit, duke plotësuar një formular onlinë. Nga verifikimi IT-së së aplikantit, referuar edhe nga kallëzimi i ambasadës, ka rezultuar se tre aplikimet e këtyre shtetasve, Bitro i ka bërë nga kompjuteri i tij i zyrës, duke plotësuar formularin e aplikimit. Në këto aplikime, prokuroria saktëson se Bitro ka paraqitur të dhëna të rreme dhe dyshohet se këtë veprim e ka kryer për të përfituar shuma të mëdha parash, që kapnin shifrën e 10 mijë eurove për një vizë.
Shkrimi i botuar ne DITA ne 20 tetor 2013
Deri në 10 mijë euro personi!
“Trimeria” e stafit te Kseres me abuzimet ka shkuar deri ne mashtrimin e SHBA-ve? Një zyrtar i lartë i Ministrisë sugjeron që gjatë fundit të vitit 2010, por edhe në vazhdim, mësohet se me nota verbale të Ministrit të Punës, janë dërguar në SHBA persona të cilët nuk ishin zyrtarë të kësaj ministrie.
Në notat verbale të përgatitura nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, përfshiheshin përkundrejt pagesës që u jepej zyrtarëve të kësaj ministrie (hetuesit po hetojnë lidhjet me vetë Ministrin) persona të cilët nuk kishin asnjë lidhje me Ministrinë e Punës.
Këta persona sipas dëshmisë në fjalë, paguanin deri në 10 mijë euro personi, për t’u trafikuar drejt SHBA-ve.
Vetëm në fund të tetorit 2010, dy persona (një vajzë e re rreth 27 vjeç nga Elbasani dhe një djalë i ri) kanë marrë vizë ne ambasadën amerikane, sikur të ishin punonjës të ministrisë, gjasme me qëllim pjesmarrjen në një aktivitet që zhvillohej në SHBA.
Si niste trafiku
Gjetja e aktiviteteve që zhvilloheshin në SHBA bëhej nëpërmjet internetit nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, dhe prej këtij momenti fillonte skema e gjetjes së personave përgatitja e notave verbale, dërgimi në ambasadë si punonjës të Ministrisë etj, pra shitja e vizave amerikane për qëllime përfitimi.
Burime nga Ministria e Punës, tregojnë se këto nota verbale nuk rregjistroheshin me një numër të caktuar në protokollin e Ministrisë (në to bëhej shënimi me numër ekstra), madje në protokoll nuk depozitohej dhe ruhej asnjë kopje e tyre. Gjithë kjo me qëllim që zyrtarët të mos kishin asnjë gjurmë për përfshirjen e tyre në këtë trafik vizash (pasi rregulli kërkon që nëse një shkresë ruhet në protokoll, ajo duhet të jetë e sigluar nga punonjësit që e kanë përgatitur atë). Madje për këta persona janë shpenzuar fonde për udhëtimin, qëndrimin apo ditetat nga buxheti i shtetit, sikur ata të ishin zyrtarë të atij institucioni. Kjo do të thotë që “grupi” i Ministrisë, përveç pagesës për vizën, ka vjedhur edhe fondet e buxhetit të shtetit që janë dhënë me urdhër shërbimet për këta persona.
Personat jo zyrtarë të kësaj ministrie, të dërguar në SHBA me nota verbale të Ministrisë së Punës, mësohet se nuk janë kthyer më në Shqipëri, çfarë provon ekzistencën e këtij aktiviteti të paligjshëm ndërmjet zyrtarëve të saj.
Pikëpyetjet e hetuesve
Nëse zyrtarët e kësaj ministrie pretendojnë se janë “të pastër” pasi nuk kanë firma që provojnë se janë të përfshirë në këtë proces apo të tjerë (siç mund të pretendojë ndonjëri prej tyre) apo këmbëngulin se personat e dërguar në SHBA ishin punonjës të ministrisë, si shpjegohet që ata që kanë vendosur me “dorë të hekurt” për të gjitha udhëtimet në këtë ministri, në këto raste nuk kanë qenë të përfshirë? Apo nëse ata kanë patur dijeni mbi këto nota verbale, si shpjegohet që megjithëse i njihnin mirë gjithë punonjësit e ministrisë, kanë përfshirë në to persona që askush nuk i njihte? Po personat që mund të kenë udhëtuar bashkë me ta (pasi në grupet e udhëtimit ka patur edhe persona që ishin pjesë e ministrisë) si shpjegohet që nuk çuditeshin nga këta “udhëtarë të rastësishëm” që i shoqëronin?
Dietat, qershi mbi tortë
Lidhur me abuzimet për dieta jashtë vendit, gjetja e aktiviteteve në vende të ndryshme të Europës apo të botës, bëhej në të njëjtën mënyrë. Pra, Drejtoria e Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë gjente aktivitetin në internet, dhe më tej përgatiste aktet për urdhër shërbimet duke përfshirë në to punonjës të ministrisë, të cilët nuk kanë shkuar kurrë në to.
Ajo që ndoshta duhet të bëjë ministri i ri është të verifikojë në sistemin TIMS, nëse personat që janë përfshirë në gjithë urdhër shërbimet prej vitit 2010, rezultojnë të kenë dalë jashtë vendit dhe të kenë shkuar në këto shtete. Një tjetër verfikim që duhet bërë, është edhe komunikimi që është bërë nga Drejtoria e Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, me organizatorët e aktiviteteve si dhe regjistrimet që janë bërë për këto aktivitete ndërkombëtare. Te gjithë e dinë, që për të marrë pjesë në një aktivitet ndërkombëtar, duhet të ketë një rregjistrim paraprak të pjesmarrësve në to si dhe një ftesë të dërguar nga organizatorët. Nëse nuk ka të tilla prova, kuptohet që kjo ka qenë një skemë e pastër me qëllim përfitimi, vjedhjeje të buxhetit të shtetit, të fondeve të udhëtimit, qëndrimit dhe dietave për personat që “dërgoheshin dhe shkonin” në këto aktivitete.
Po kështu për të gjitha këto udhëtime, në Drejtorinë e sipërcituar të Ministrisë, duhet të kishte raporte nga pjesmarrësit në këto aktivitete, lidhur me çështjet e diskutuara, rekomandimet, zhvillimet për çështje të ndryshme etj. Sipas burimeve nga Ministria e Punës, mungojnë tërësisht këto raporte, pasi nuk e kanë fare idenë se çfarë është diskutuar në to.
8 persona ndanin tortën
Shpërdorimet dhe vjedhjet e fondeve në Ministrinë e Punës, kanë qenë të konsiderueshme edhe për dietat brenda vendit. Mësohet se për një vit, 95% e fondit të Ministrisë i përcaktuar për këtë shpenzim, është përfituar nga vetëm 8 persona, pjesë e “grupit” të z.Ksera. Këta persona kanë shkuar me shërbim brenda vendit, edhe pse pozicioni i tyre nuk kishte asnjë çështje që të justifikonte udhëtimin e tyre në një zyrë vendore në varësi të Ministrisë.
A ishte ministri që i shpërblente pjestarët e grupit me dieta për shërbime brenda vendit, për punët, firmat që ata hidhnin për llogari të tij? Kjo do dalë nga hetimet, por dëshmia nxjerr që ka nga ata punonjës që plot 20 ditë të muajit (!) kanë qenë me shërbim nëpër rrethe të ndryshme të vendit, dhe përveç pagës mujore përfitonin në këtë mënyrë edhe një rrogë të dytë. Thuhet gjithashtu se edhe faturat që provojnë shpenzimin e kryer për fjetje apo udhëtim për udhëtime brenda vendit janë të falsifikuara.
Për këtë do ketë një kontroll të dyanshëm tek subjektet që pretendohet se kanë lëshuar këto fatura, si nga vetë auditi i Ministrisë, ashtu edhe nga organet e tatim taksave, për të provuar origjinalitetin e tyre si dhe që shpenzimi është kryer realisht.”

Ky Klevisi eshte gomar fare
O Klevis , o trap ..shko ore dil atje para ambasades amerikane dhe thuaj :Duam arme kimike –dhe direkt pushon edhe muhabeti jot ..loooooooooooooooooooool
Ketij nuk kane ca i bejne pasi eshte ushtar i Grekeut Ksera,nese e cojne ne gjyq shkon ambasadori Grek dhe merret vesh,si gjithmone po sulmohen minoritaret etnik Grek.
DELETED – MODERATORI
Geno je plotesisht i sakte. Pasi mbaroi pune me…. filloi pune te gazeta famoze super anti komuniste 55 e Farije Ballijes antikomunist i shquar dhe ish gazetar I Zerit te Popullit ne kohen e Ramiz Alise.
Ambasada Amerika ka shitur viza gjithmon 20 mij dollar,po ju jap dy emra Rudina dhe Sajmiri Gazheli burre e grua sot ndodhen ne Amerik.
Une e kam marre vizen ne ambasade amerikane pa dhene asnje gjys leku
Por thashe justifkimin se :…do shkoj ne New Jersey se .gjyshi im ka qene ushtar ne kompanine amerikane 4000 ne Mynih, Gjermani , dhe ne New Jersey shoket e gjyshit na kane ftuar per pervjetorin e tyre
Ai punonjesi i ambasades , qe ishte burre i moshuar sa thashe une kete justifkim e tregoi ne fytyre simpatine per ate qe degjoi dhe me tha :..Degjo !.kam degjuar shume perralla sot nga shqitparet, por kjo jotja eshte me e bukura , po me pelqen me shume–Ndaj hajde mbasdite te marresh vizen
I thashe nuk eshte genjeshter , eshte e vertete –AI ka qene ne kompanine 4000 ne Mynih, qe varej nga Komanda amerikane
Ok, ok tha, .. Nuk e hengri plotesisht por i pelqeu si subjekt se kishte lidhje me ushtrine amerikane dhe pastaj me pyeti per gjera koti : per profesionin, per shkollimin etj
I pelqeu fakti qe isha i shkolluar dhe nuk me kerkoi as sa para ke si garanci ne banke , apo ca biznesi ke qe duhet per garanci dhe as me pyeti fare nese isha i martuar apo jo _
-Pyetje keto qe ju behen te gjitheve …
Edhe e mora vizen direkt –pa paguar azgje
Ne fakt une kam pasur vellane e gjyshit ne ate kompanine e forcave amerikane , jo gjyshin
Sepse gjyshin e kisha partizan…..
Nuk e njihni kete njeri? Ky para se te vinte ne kete post ka qene ne ambasaden e Shqiperise ne Athine, me pasaporte greke se eshte dhe qytetar grek. E mjera Shqiperi, i ngrati populli yne i lodhur.
Spiridhon je nje kokerr hajduti qe kujton se mund te mbulosh halelleqet e tua me llogje derviciani. Oj paska bere zbukurime ky per 1 Maj?! Po pse mor teveqel ne kohen e Enverit je qe te harxhosh leket per zbukurime diten e perkujtimit te protestes se punetoreve! I vodhet Spiro, i vodhet dhe tani duhet t’i villni, baterdiare te felliqur! Kujtove se do kishe gjithe jeten mburoje ombrellen e shpellarit te Viçidolit. Ne meqe aty mund te vijne mend ty mor mashe e pislleve.
Pyet leven tende, Polikron Mazen, se si i keni vjedhur parate, si i keni blere shtepite brenda vitit. Le te merret prokuroria me leven tende, te shikosh se si do te dale.
O pellumbeshe…. se ajo putana Amantia Patozi je qe shkruan ,Polikronin e ka verifikuar e sterverifikuar prokuroria dhe nuk ka blere ndonje shtepi ne kohen e Sales tende ndaj beje gjumin e qete se i ka gjerat ne terezi ai, as eshte perzier me as nje gje dhe vetem ai nuk behet leve e as kujt se e njofim mire.
ky greku i salliut te mallkuar paske qene nder me skandalozet e pakices greke ne Shqiperi.
Ej Llala cfare pret veri prangat ketij kafshe e drejt ne kopshin zoologjik te Tiranes, atje me arushen te bejne seks.
Ne ate Ministri nuk behej asnje verpim pa dijenine e ketij palacos – behet nje palaco minister vetem ne Shqiperi ndodh.
Nje prenoncim i liderit te PD-se,jovetem per kete por per te ghithe te korruptuarit do te perbente lajm per sovranin.
Per mua arbirtraritetet dhe kusarite e s.kseres jane vetem nje pike uji ne oqeanin e kusarive te qeveritareve te tjere te dr.dhjeramanit.
Kete nuk e them per te relativizuar zullumin e kseres(absolutisht jo) qe e ka vetem ne burg vendin.
Kete e them se pres qe te denoncohen juridikisht dhe ligjerisht kokat e fundosjes ne gremine te financave publike shqiptare.Nuk e llogaris dot edhe sa do te pres,por nuk me genjen dot kush me “peshkun e vogel” ,grekun s.ksera. TUNG.
C”BEN LLALLA, APO KA FRIKE NGA GREKET. SE DUHET MARRE EDHE ME KSEREN.
Llalla eshte bere hirre fare, sa per gjize nuk behet fjale.
Ambasada Amerika ka shitur viza gjithmon 20 mij dollar,po ju jap dy emra Rudina dhe Sajmiri Gazheli burre e grua sot ndodhen ne Amerik.
keto gjera nuk jane te verteta
mos shpifni