Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së të jashtme.
“?? | Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë, ne nënvizojmë mbështetjen tonë për demokracinë ndërsa përpiqemi drejt një bote më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme; ato janë elemente thelbësore në arritjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën. Angazhimi ynë është i fortë dhe i bazuar në përvojën tonë si një demokraci – e papërsosur, por në përpjekje të vazhdueshme për një bashkësi më të përsosur. Ne e dimë se shoqëritë e lira dhe demokratike kanë qytetarë më të shëndetshëm, konflikte më pak të dhunshme dhe komunitete më të begata. Në fakt, demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve”, thuhet në mesazhin e Blinken të shpërndarë nga ambasada e SHBA.
j.l./ dita

Demokracia e vertete eshte kur i sherben edhe NJE NJERIU TE VETYEM!
Nje fjale e urte popullore shqiptare thote:
-“Pyet te vuajturin e jo te diturin”!
Ne se nje shtet mjaftohet me sundimin e shumices mbi pakicen nuk eshte demokraci,por diktature!
Se me shumice votash kane sunduar edhe te gjithe diktatoret e botes,por ajo shumice e Hitlerit dhje Mussolinit e coi boten ne kasaphane!
Konceptin e shumices e perdor djallezisht diktatori Rama,kur nuk degjon kurre asnje ankese,kritike apo denoncim per keq qeverisjen e tioj!
Ai e konsideron popullin TURME dhe dhe jo si shume e individeve!
Ne se nje qeverisje i dhunon te drejtat dhe lirite e nje njeriu te vetem ajo nuk eshte demokraci!
Prej 30 vjetesh ne Shqiperi NUK EKZISTON DEMOKRACIA DHE SHTETI LIGJOR ashtu sic ekziston ne SHBA!
Kjo dite duhet te sherbeje per te degjuar zerin e njerezve qe u eshte dhunuar e drejta dhe liria e tij e jo per te bere SOFIZMA teorike per te ashtuquajturen demokraci te shumices!
A nuk e votonin 99.99% e votuesve Enver Hoxhen,por sot quhet diktator?
Ja pra se kuptimi i shumices qe sundon mbi pakicen eshte diktature e jo demokraci!
Shpresa tek Amerika.
Nqs do jet vertet ky intensioni i Qeverrise Shba-ve
Bota do ndryshoj ne kahun Pozitive te saj .
Vetem Amerika mundet ta hipi ne shinat e Njerezimit / Drejtesise
kte Bote ,
asnji tjeter ne kte Planet .
God bless USA…