Ambasada amerikanë në Tiranë ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm për gratë në Shqipëri. Në mesazhin e saj në Facebook shkruan sot:
“Gjatë aktivitetit “Jo më në hije”, në tetor, Zv. Sekretari i Shtetit Sullivan tha se “kur gratë ecin përpara, familjet ecin përpara, kombet ecin përpara dhe e gjithë bota ecën përpara”.
Ai gjithashtu e pranoi se ne duhet të bëjmë më shumë për të rrëzuar barrierat për gratë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematike.
