Ambasada amerikane sqaron aplikuesit e Lotarisë për shtyrjen e përgjigjeve

Leda Hysa

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim për shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane. Bën thirrje që të mos bini pre e mashtrimeve përmes emaileve apo mesazheve të ndryshme që ju vijnë nga adresa jo zyrtare dhe thekson se shtyrja e përgjigjeve të aplikimeve nga data 1 maj në 6 qershor nuk do ketë aspak impakt negativ.

Njoftimin e plotë e lexoni si më poshtë:

“Departamenti Amerikan i Shtetit është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020. Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021′.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *