Ambasada amerikane me anë të një postimi në twitter kujton stërvitjen ushtarake që do të zhvillohet në vendin tonë si pjesë e “Defender Europe 21”
Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar ndër të tjera jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, një nga aleatët kryesorë të saj, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake.
Reagimi i ambasadës
Ne jemi të lumtur që Shqipëria pret #DefenderEurope 21. Si pjesë e stërvitjes ushtarake, afërsisht 28 mijë forca shumëkombëshe nga 26 kombe do të kryejnë operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 vende.
Ne jemi të lumtur që Shqipëria pret #DefenderEurope 21. Si pjesë e stërvitjes ushtarake, afërsisht 28 mijë forca shumëkombëshe nga 26 kombe do të kryejnë operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 vende. Mëso më shumë: https://t.co/lS60UKm8xP pic.twitter.com/uGXnGJ0Roh
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 28, 2021
o.j/dita

Pushka Top ..se shqiptareve ju eshte lag baruti! rroft usa! se serbi greku rusi gati jane
edhe ne jemi te lumtur qe jemi te lumtur
… dua nje Ballkan te qete, dua nje Shqiperi te lumtur, te pastert, te pasur, “ti kete lezet buzeqeshja para botes”, te bashkuar, te pa tradhetuar..! Dua mbi shtepine time te fluturojne dallendyshet e paqes, ne nje qiell pa re..! Dua maredhenie te ngroht a me gjithe banuesit e globit toke..! Jetoj ne BE-ne me probleme, jam antar I ligjeshem i saj..! Te tille e dua te gjithe Shqiperine, qe ndodhet ne zemer te saj..! Europe, ku e ke zemren, te lutem me thuaj..! Ajo duhet te jete e qete, qe ti ti besh punet si duhen, por vete..! Ballkan I halleve, ku je ti..?!…ngrohe pak zemren, te ndjesh lumturi..!
Pershendetje gjithe trupave USA Marines ne Shqiperi!