Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të qëndrojnë larg protestës që pritet të mbahet sot në mbrëmje nga opozita e bashkuar.
“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të hënën, më 8 korrik 2019, duke filluar rreth orës 20:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi”, njofton ambasada e SHBA.
l.h/ dita

I ka hyre frika ne bark nga ndeshkimi popullor ketyre veglave servile te:
GEORGE SOROSIT
qe:
Bashke me ambasadorin e panerum Lu dhe hajduten Vllahutini e mbuluan me kanabis dhe kokaine gjithe Shqypnine duke mbajtur ne pushtet nje Monster si Edvin Droga me baba kriminel te enverit qe ka firmosur varjen ne litar te mikut tone Havzi Nela, poet dhe disident antikomunist ne vitin 1988
Koha per te marre kusurin nga gabimet e bera.