SHBA ka dhënë një tjetër shenjë të fortë ndaj deputetëve të inkriminuar. Ambasada amerikane ka anuluar sot një takim të grupit të Miqësisë SHBA-Shqipëri.
Zyrtarisht nuk ka asnjë deklaratë për anulimin e këtij takimi.
Por, raportohet se SHBA ka qenë kundër prezencës së dy deputetëve në këtë grup, të cilët, sipas ambasadës, kanë një të kaluar problematike.
Për këtë arsye, mësohet se ka pasur edhe një takim mes kryeparlamentarit Ilir Meta dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu.
SHBA mbështeti fort përjashtimin e Tom Doshit pak ditë më parë nga PS, duke i kujtuar atij se ishte përfolur për përfshirje në veprimtari kriminale.

Keta jane vetem per te ngateruar .
Paska biseduar me babain e vjedhjes dhe te krimit ,Ilir floririn !!!!!!!!.
Tallin menderen me Shqiperine qe nuk ka zot .
/ Histori / Sa “ish” Sigurimsa punojne në Ambasaden e Shteteve të Bashkuara në Tirane… ?
Sa “ish” Sigurimsa punojne në Ambasaden e Shteteve të Bashkuara në Tirane… ?
S. Drasati
Pregatiti per botim Sokol Drasati-Iniciator i levizjeve Demokratike në Shkoder – 1990
Pjese e nomenklatures te Sigurimit (famekeq) te Shtetit, Instruktore qe kane ne Curiculumin e tyre pregatitjen e Grupeve terroriste qe nga Lindja e Mesme e deri tek Grupet Marksiste te Amerikes Latine etj., spijuna e xhelat që kanë larë duart e krahët me gjakun e martirve që i mbytën me duart e tyre për Lirinë e Fjalës, të fesë, të mendimit e për një Shqipëri Demokratike, për ironi sot “strehohen” me bujari dhe punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë prej vitit 1991 e në vazhdim.
Selia Diplomatike e Shteteve te bashkuara ne Tirane, ndoshta nga keqinformimi apo nga pa mundesia per te kontrolluar te kaluaren e ketyre personave, fyejne kujtimin e te kaluares diktatoriale 50-vjecare te popullit shqiptar duke punesuar keto pinjolle te dhunes marksiste te cilet masakruan nder celi e burgje dhe te likujdimit të njerezve që luftuan për Lirine e fjales e te mendimit, symbol i te ciles ato besuan deri ne vdekje se jane Shtetet e Bashkuara.
1- Astrit Pullazi, nga Tirana.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës. Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.
2- Belul Cuka, nga Peshkopia.
Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë: «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»
3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.
Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës. Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari: «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»
4- Emri Baja, nga Kukësi,
Survejues i ambasadës amerikane në Tiranë. Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
«Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
«Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».
5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.
Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
«Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.
6- Selami Liço, nga Peshkopia.
Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:”Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!” Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në Bllok.
7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.
Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:
«Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto Bllaci. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»
Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.
8- Bashkim Male, nga Erseka.
Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
«Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.
9- Sadik Hasko, nga Skrapari.
Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
«I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
“Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »
10- Veli Varfri, nga Tepelena.
“Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja”, thekson Veliu me modesti.
Edhe sikur të mos quhej Lug i Zi, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit
11- Bardhyl Poda, nga Erseka.
Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj. «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.
12- Qemal Bashkurti nga Tropoja,
Baba i profesorit dhe akademikut, Presidenti i Universitetit, Lisen Bashkurti. I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar: “Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha”.
13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.
Dëshira e tij më e madhe në jetë: “Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!”
14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.
Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
«Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»
15- Aleks Ndini, me origjine Korça.
Shprehja e tij më e spikatur: “Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”
16- Peti Çala, nga Fieri.
Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi: “Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument”.
17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.
“Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen”… është shprehur mes miqsh Xhagolli.
18- Hajri Mazaj, nga Vlora.
I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
“Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka”. Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
“Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!”
19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.
“Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver”, ka thënë Fejziu me keqardhje.
20- Mels Arapi, nga Vlora.
Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet: «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»
21- Isa Lumani, nga Erseka.
Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.
22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.
“Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm”, ka profetizuar Shtepani.
23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.
“Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!”, i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.
24- Halit Haliti, nga Erseka.
“Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi”, është shprehur i përlotur Haliti.
25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.
Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:”Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve”.Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:”Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së Imperialistëve Amerikanë në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”
26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.
Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.
Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.
Të gjith personat e listës janë me Tesera te PPSH-se, dhe 20 prej tyre marrin edhe pension nga shteti ngace janë mbi moshen 60 vjeç.
Sokol .Pse je kaq naiv .Moralishte ,se ligjerishte nuk te pjerdh njeri ke do punesojne amerikanet ,nuk ke te drejte te besh biografine e qytetarve shqiptare qe kane patur nje pozicjon ne sistemin komunist .Je me teorin e A.Pipes :Te gjithe komunistet ne litar .Vec se nje deshire kjo kerkese ka ne thelb vella vrasjen qe eshte karakteristike per zonen qe perfaqson .
Je naiv se sistemi qe lam pas kishte nga ata djem qe te merrnin gjak ne vetull.Djem qe perballuan bandat e Veriut dhe gjithe pucet qe beheshin ne kurriz te popullit se Hoxhes i rruanin sumen . Nuk te pelqejne se historia i vuri komunistet ne nje kohe ku ajo mbizoteronte ne gjithe Evropen .Ata qe ti i percmon kishin vetem nje ideal .Ti sherbenin popullit dhe atdheut me patrtiotizmin dhe dashurin per te. Me ke i kraheson ti ata. ke sy te shohesh se ckane bere ne keto 24 vjete demokraci !!!!. Keto 24 vjete jane pjesa me e shemtuar qe ka kaluar e po kalon populli shqiptare . Sa cpo i tregoni sot vendin Saliut qe ska lene gje pa bere kunder shqiptarve .
Nese ke fakte per veprimtari kunder popullit shqiptare shko e denoncoje e mos trubullo popullin qe nuk kini lene doza tradhtie pa ia injektuar .Komuniste, ishin dhe te mite, por dhane gjakun ne themelet e Shqiperise se lire .Ne Veri dualen ne mbrojtje te popullit nga bandat serbe qe vepronin lirshem e strehoeshin ne shtepite tuaja .Je qorr kur nuk di te vlersosh ate qe kane bere mijra djem komunista per ti dale zote vendit nga tradhetaret,sabotatoret dhe hajdutet me cizme qe sot jane shtuar si fare qeni .Ishin ata djem qe siguruan familjen tende te mos u prekej as shamia e kokes .Ishin komunist; por veprat e tyre qene ne sherbim te popullit dhe jo si sot gjakpires te tij.
Pse nuk denoncon Saliun tend dhe gjithe ata zagare qe e shkateruan ne keto 24 vjete Shqiperine .Cfare demokracie mbollen qe sot jane miljarderra.Apo thua per ata komunista qe erdhen ne Malsi dhe ju mesuan te laheshit e te flinit si njerez.Ju hoqen poturret dhe mut…. nga byth .
Nuk ka momente historike qe ju te mos keni qene dhe jeni problematike per kombin shqiptare .Une nuk mbroje arqitektin e komunizmit Hoxhen qe, nga budadalleku i semundjes dhe i shtyre nga agjenturat e huaja, pastroje ajken qe do ta bente Shqiperine model ne Ballkan .Ke goje tani te flasesh se tradhetia ka bere dhe po bene punen e saj .
Amerikanet nuk jane budallenje si ty .Cdo gje e mbeshtesin tek cilesite e personit e jo se kujt i ka sherbyer .Po te vepronte me mendjen tende nuk do ishte ajo Amerike qe kemi sot plot potence ne bote. Miqsia me ta eshte nje garanci qe ti nuk e kupton se te eshte erresuar nuhatja se cfare bejne ata per ne .
Kjo vlen per te gjithe ata qe here pas here hedhin shashka te tilla pa vlera per popullin tone .Ata qe nuk donin ne kete takim te miqsise jane te tute.Mbani ato dy gjishta dhe here pas here i ktheni mbrapa te pastroheni .
@sokol
Je nje idiot noterik. Po se nuk thua more i uruar se “ambasada amerikane” na qenka bere “me komuniste” se komunistat.Pse kerkon qe idiotizmin qe e ke te shkruar ne balle ta perhapesh si “pandemic desease”
O rrote, po a nuk e sheh qe amerikanet kane shume me teper besim tek ish sigurimi i shtetit se sa tek ju, te ashtuquajtur demokratikas. Tek ju eshte llumi i shoqerise shqiptare, te monizmit dhe i tanishmi.
CIA i njeh shqiptaret, politikane e llomotites si puna jote, me mire se kushdo tjeter, ua njeh mire karakteret, prandaj ju ka edhe prapa liste.
bravo SHBA, keshtu vazhdoni, vetem mos harroni krye-kriminelin Sali Berisha dhe banden e tij.
cfare mendimi ka per kete anullim kreu i grupit pallamentar te PS
shoku i nderuar Gramoz Ruqi ??
pergjigjen preferojme ta filloje me :
Imperialistet amerikane na kane ne gryke te pushkes po ne i kemi ne gryke te topit ” 😛
Parti perher ne ball na pri
nga fitorja ne fitore
sy shqiponje kryetari i ri
qe zbulon grupet armiqesore 🙂
Ligjëratë e Edi Ramës me tone reformatori politik:
« Është në të mirën e të gjithë neve dhe të fëmijëve tanë, që fjala e lirë të mos përndiqet me dekrete që janë hartuar pak a shumë me qëllim që të trullosin kokat e njerëzve duke përhapur panik. Është në të mirën e të gjithë neve dhe të fëmijëve tanë që të nxjerrim në sipërfaqe të vërtetat e varrosura brenda nesh, që të mos bëhemi më qesharakë përballë komunitetit ndërkombëtar të popujve me nostalgjinë për metodat kineze, duke trembur ose arrestuar studentët që duan të ndryshojnë Shqipërinë. Si mund të mendojmë ne për të ardhmen pa u pastruar më parë nga njollat tona? Vetëm ky katarsis do ta bëjë shqiptarin të mos i paguaj më haraçe gjaku gjysmë shekullit të kaluar të historisë së vet».
[ Fragment nga letra e hapur që Edi Rama i ka dërguar Ramiz Alisë më 02 shkurt 1991: libri «Refleksione», botimet Albania, Tiranë 1991, faqe 128].
– Gjersa teorikisht i njeh kaq mirë këta fenomene shoqërorë, pse o kryeministri Rama nuk e bën sot atë katarsis të domosdoshëm për të mirën e Zahos dhe të gjithë fëmijëve të tjerë shqiptarë? Pse po na turpëron para komunitetit ndërkombëtar evropian e botëror, duke mbajtur Enver Hoxhën «Hero Populli» në shek. XXI? A thua me «shokun Enver» në krie do na çosh në BE?
Pse po e rrit djalin tënd në mes të familjeve të ngujuara shqiptare, si në mesjetë? A do të ketë të drejtë yt bir të krenohet me ty, kur të mësojë një ditë se Ti & Co i përdornit të ngujuarit e gjakmarrjes si kavie për të frikësuar pjesën tjetër të popullit, gjë për të cilën ke akuzuar Ramiz Alinë në letrën e mësipërme? A nuk është ky «një haraç gjaku» që po u paguajnë larove-politikanë shqiptarët e keqtrajtuar me dekada? Pse nuk ia drejton vetes sot këtë pyetje që i ke drejtuar Ramiz Alisë më 02 shkurt 1991: «Si mund të mendojmë ne për të ardhmen, pa u pastruar nga njollat tona»?
Shih sa “budallenj”jane keta amerikanet,more S.Dasati kane marre vetem komuniste asnje nga sera jote politike ,duket qarte se cfare jeni ne gjendje te beni ju qe na sollet dhjetorin,,,!Amerikanet nuk e dine akoma se me ju fitojne te gjithe,,,!
Per kete te riun dhe te gjithe ata te seres se tij:
Filizi i partisè–
Nga Gjosho Vasija
Keqan Gjela i Gjelan Dushkut,
bukurosh si baba i mushkut,
shtat kolos si “shtat” purrinit,
ftyren kuq si lkurè qapinit,
flokèt rudè,sè lesh iriqit,
cungitè thojt,si t’lakuriqit,
nji palè veshè tue ndritè si derrit,
nji grimè hundè sa bishti i berrit,
me i’ fanelè si ballè kaçorri,
nen fanelè gerhit’te morri,
ngjtè me morrin pshtetun brijsè,
gjithè kujdes djali’i malsisè
ndrynte trisken e partisè.
Madje thonè,ku lloj florinit
i ka ngja Coluk Shurrinit,
dajè i tij,qè n’per malsi
asht ma i madhi spijaxhij..
Besoj tash merret me mend
se çfarè shtaset poll ai vend,
“–Keqan Gjela i pari i vendit
der tue kenè pra qen birè qenit”–
Lulash Llici,sekretarè,
saherè ndeshte n’kte bullar,
shkyente zanin si n’pazar,
“Tungjat jeta proletarè..
A e din more Keçan
sa sa vlerè ke per vatan.?
Po vazhdove me kto mend
fillè qebesa t’çojmè n’Kuvend,
e kur t’quhesh deputet
ke me pasè aq shum pushtet,
sa me dridhè mal e qytet.”–.
Duket dreqi s’e kish thanè
deputet me shkue n’Tiranè,
e pra ishte per atè anè,
kshtu si ai ,karrigen nxuni,
sa hajduti e sa spiuni,
sa injoranti e sa tutkuni,
sa gjaksori e firauni,
vàr nè gozhdè der Mau Ce Duni,
ndersa Keqon,”kompetent”,
qè sa’i breshkè i kishte mendt,
paska çue me e thirrè urgjent.
Keqan Gjela mbytè n’undyrè
dy gisht bloza shtrij per ftyrè,
sekretarit i vojt nè zyrè.
Lshoi nji erè sa hyni n’derè
qè n’per zyrè u hap me’j herè,
si erè zharit e t’mullarit
qè perzij me t’ sekretarit
moren eren e gomarit…
“Ti Keqan sot je rinija
prej ku e merr gjakun partija,
e qysh sot djali i malsisè
do jeshè kuader i partisè.
Me qè je dhe komunist
a dishron me t’çue dentist
a por don me shkue artist.?
A por ti si i t’mirit fis
a t’ pelqen me u veshè polis,
me i ra Shkodes per mjedis,
masandej more djalè nanet,
si po’i don me’i zgjedhè shkodranet?
Heuuuu,vikati Keqan Gjela,
tue futè gishtat n’kaçurrela,
prej ku nxuer nja dy tre tela–
Bleu xhaketè e opangè t’reja
u nis poshtè ma shpejt se rrfeja,
tue dihatè si punè gomarit
bashkè me leter t’sekretarit.
N’breg tè Kirit,n’ujè bilùr,
pak kerkoj e muer nji gur
me krue ftyrè e kambè e duer,
e madje ku kish nevojè
me i qitè “vendit” tjeter bojè.
Hoq opangèt lidhè me fije,
e çorapet me lesh dhije,
zveshi bregè e holl kapelè,
por kur desht me hjekè fanelè
aty dreqi bani’i t’mirè,
doli trista e’i rà nè Kir…
Hauuuu! vikati Keqan Gjela
kur ra triska nga fanela
e t’u hodh permbrenda kot
nga qè s’dinte me ba not..
Vala ketu ja mbylli sytè
tue e shty nga krahi i dytè,
te’i thellsì me ujè tè ndytè,
ku nè te qinda kanale
u shkarkojshin me fekale.
Kur u zhyt pesè pllambè mbi brez,
u perzij me topa t’zez,
qè filluen der n’gojè me i hì,
e kur mbeti pa fuqi
atje thellè nè dy tri meter,
si pa dashtè shkoi n’boten tjeter.
N’mos gabohem,kje nandorè
kur Keqani u ba deshmorè,
i shoqnuem me lapidàr
me dy rreshta shkrue me “àr”:
“Ti Keqan trimi i malcisè,
jetè i fale lumtunisè,
mbrenda gjirit tè partis.”–
Mergim..99
Ajo liste qe Ambasadori Lu ka refuzuar ta takoje,e gjitha se bashku,eshte me pak e rrezikshme nga Lefter Koka kreu i Mafies Lokale ne Durres te cilin e takoi vecmas dhe zyrtarisht.E fillove punen me nje gafe o Luuuuuuu……
Shume i drejte veprimi i ambasades se SHBA-se ne Tirane, ky eshte fundi i folese se “grenxave”, ishte i nevojshem nje fillim i ri me miqe te vertete dhe jo kriminel e mafioz qe fryen ne shtepine e vendit me te fuqishem ne bote.
@info,me nxorre mallin e Gjosh Vasis !
Lajmi i ores se fundit:Me 12 behet protesta e Opozites dhe me 13 Presidenti do shperndaj Parlamentin.Ky eshte tensioni qe ka edhe ambasadori Amerikan ne Tirane.Prokurori i pergjithshem do japi nje deklarate se ky skandal eshte i pazgjidhshem pasi personat e akuzuar kan mbipushtet.Kaq do mjaftoi per ti hap rrugen Presidentit per shperndarie te parlamentit.Me kete variant ka ren dakort edhe Meta pasi ka filluar te dyshoj tek Rama.Zgjedhie te pergjithshme dhe ato lokale ne te njejte dite.Loja mbaroi.
Ja ke futur pordhes .Presidenti nuk ka te drejte te shperndaje Parlamentin.Po ka pergatitur kete Saliu e hengri .Mblidhet Parlamenti dhe e flake si lecke Jarin.
Ndoshta keshtu ju pelqen te ndodhi .Fli i qete ti dhe Saliu .Keto manovra dhe skenar qe luhen nga agjenturat e huaja kane per tu hedhur ne gropen e gelqeres.
Amerika i di tani se me ke paska bashkpunuar .Nuk rrezikon kerdibilitetin tek populli i vujatur shqiptare per disa kriminela ,tradhetar e hajdut me cizme .
Ra qeveria nuk e kalon kesaj rradhe Monika…
Kush mo? Po ky ambasadori tani in e pare kur mriti ne Tirane e beri me BERISHEN. Per rastin Doshi, ky Lu u takua me BASHEN. Nuk e di 21 JANARIN ky? Po Gerdecin, 97, Remzi Hoxeh, Haklajt………Nuk I di I shkreti Lu mbase I duhen mesuar!!!!!
RROFTE RILINDJA E KRIMIT, BASHKE ME AGJENTAT E RUSISE.
Dasati si i persekutuar ka te drejte ne ato qe thote per ambasaden(por informacionet i ka shume te vjetra se shumica e tyre mos te them te gjithe kane ikur).por DASATI harron nje gje qe ambasada dhe ambasadoret hiqeshin antikomuniste dhe perkrahnin komunistin me te felliqur te Shqiperise saliserbin.
Po te njejten gje bente edhe DASARTI me popullin demokrat qe bertiste kunder komunisteve dhe zgjidhte ne krye te partive sekretara partish dhe sigurimsa deri sa arritem ne kete gjendje.
Dhe tani mos hani mut por duroni keta komuniste pabreksa qe u ben milionera me ndihmen e saliserbit dhe te Dasatave.