Protesta, SHBA: Dënojmë dhunën, mjetet piroteknike të papranueshme

Edona Llukacaj

Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar në përfundim të protestës së shtatë kombëtare të opozitës. Ambasada ka dënuar aktet e dhunës që ndodhën para godinës së Parlamentit duke thënë:

“Ambasada e SHBA dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës sonte. Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht. Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik. Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv”.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Po flisni me murin. Keshtu themi ne ne Shqiperi, per nje njeri qe nuk do te te degjoje.
    Amerika, vendi me i fuqishem ne bote, duhet te beje dicka, qe kete popull te vuajtur , ne 45 vjet monizem e ne 30 vjet “demokraci”, te mos ta dergoje ne perplasje, per egot personale te politikaneve tane.
    Nuk duhet lejuar viti i mbrapshte 1997.
    Vetem ju si AMERIKE e keni ne dore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *