Ambasada Amerikane në Tiranë është shprehur se prioriteti kryesor i Shqipërisë është lufta kundër korrupsionit.
Ambasada ka propozuar një nismë të re ku i kërkon studentëve që të marrin guximin dhe të rrëfejnë korrupsionin që hasin gjatë jetës studentore.
Përmes një postimi në “Facebook” ambasada shkruan se qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë. Mësoni më shumë: https://bit.ly/2PrTSlC #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”, shkruan Ambasada.
j.l./ dita

KRYEURGJENCA E SHQIPERISE SOT ESHTE SPAK BKH
– Jo pushime verore pa kurorezuar
SPAK- BKH
– Ne nuk kemi drejtesi si mund
te kemi demokraci ?
-Jo me gomarin e Nastradinit…
Ndizni motoret e Benz Boingut
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Vraponi burra nuk ka me prite
Vendimi e Komisionit Evropian per hapjen e negociatave eshte ne Tetor!
Ne kemi ligje bashkekohore por nuk kemi drejtesi.
Si mund te pretendojme demokraci kur nuk kemi drejtesi
“Liri Barazi Vellazeri” ishte shpirti dhe mesazhi madhor i Revolucionit te pare Demokratik boteror atij francez qe jo vetem frymezoi por edhe ndihmoi pavaresine dhe demokracine amerikane si modelin e nenen e demokracise boterore.
Liria dhe Barazia para ligjit eshte shpirti i saj qe sjell edhe ruan e forcon vellazerine duke perbere se bashku shtyllen e cdo shteti demokratik ne Bote!
Asnje investitor serioz i huaj nuk rrezikon parate e pasurite e tij ne nje shtet pa ligj e drejtesi, ne nje shtet ku gjykatesit e prokuroret shesin drejtesi e deri sekrete hetmore, ku peshorja e ligjit dhe drejtesise anon nga ana e atij qe paguan me shume, ku shitet e blihet ligji e drejtesia .
Ka tre vjet qe eshte miratuar me unanimitet Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu e sa pune eshte bere?
Me shume deklarata, premtime jo ne janar po ne shkurt, jo ne mars po ne prill jo ne po deri me 30 qershor e se fundi Ministrja e Drejtesise Gjonaj dha “sigariqin” e kermillit se SPAK BKH do realizohen ne dhjetor.
As gjysma e prokureve dhe gjykatesve nuk jane kaluar ne siten e vetingut… 2 a 3 ne jave ne rastin me te mire e nganjehere edhe ne muaj sikur po zbulojne Ameriken!?
Secili prej prokuroreve dhe gjykatesve ne organet drejtuese e zbatuese te Vetingut e Drejtesise para se te emeroheshin ne to kane pasur neper duar e gjyqe 2 e 3 ceshtje kriminale ne dite kurse tani mezi kryejne dy tre Vetingje ne jave kur krejt informacionet u vijne te gateshme nga hallkat perkatese.
Po ecin me hapin e gomarit te Nastradin Hoxhes se Anadollit: avash… avash ……
Mjediset e punes i kane te shkelqyera.
Paga me te larta se Presidenti dhe Kryeministri
Aleatet dhe sponsoret strategjuke SHBA dhe Gjermania bejne thirrje per jetesimin e saj sa me pare.
BE- ja pret kurorezimin e saj!
Mbi te gjitha populli shqiptar mezi pret venin ne veprim te tyre menjehere. Tu japim deshmine me te forte per hapjen e negociatave per futjen ne familjen tone natyrore Evropen e Bashkuar!
Shtatori te na gjeje me SPAK- BKH me Gjykate Kushtetuese e Gjykate te Larte, me Prokurore te Pergjithshme !
Te punohet nate dite jo me hapat e breshkes dhe trokin e Gomarit te Nastradinit dhe te Don Kishotit te Mances !
Organet drejtuese te Vetingut te zgjohen nga letargjia e ariut dhe rrumpalla e Saliut dhe Like Floriut, qe edhe aty kane minat e veta me sahat.
Kjo eshte emergjenca kombetare e shqiptareve, e Shqiperise dhe aleateve tane strategjike me SHBA ne krye !
– Vraponi burra nuk ka me prite ! –
-Jo me gomarin e Nastradinit…
Ndizni motoret e Benz Boingut
… Yes you can !
From:Alban Dega
Sent: June 25, 2019 at 3:24:25 AM EDT
Korupsioni me I madh eshte ne Zyrat e kadastres Tirane .Verifikoni ne teren te gjitha vetdeklarimet dhe do shikoni se matjet nga specialistet e Tirana jug jane te shtremberuara vetem per te Humber ne durimin dhe te pranojme te Japim ryshfet.ngini nje komision qeveritar dhe do te skandalizoeni nga korupsioni.