SHBA: Mund të ketë dhunë nëse dënohen të akuzuarit për terrorizëm

redaktor
Te aferm te imameve te akuzuar per rekrutim te besimtareve ne xhihad luftarak, duke dale nga nje seance ne Gjykaten e Krimeve te Renda. /r/n/r/nRelatives, of imams accused of recruiting of believers in jihad fighter, at the hearing at the Court of Serious Crimes.

Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj se mund të ketë dhunë në rast se dënohen të akuzuarit për terrorizëm, procesi ndaj të cilëve është drejt mbylljes në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ambasada paralajmëron qytetarët e saj që të jenë të kujdesshëm për të shmangur zonën pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda si dhe për t’ju shmangur demonstratave apo tubimeve që mund të ndodhin pas publikimit të vendimit.

Sipas ambasadës “grupet ekstremiste kanë kërcënuar me dhunë nëse imamët shpallen fajtor”.

Më tej thuhet se ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të Shteteve të Bashkuara.

“Të gjithë vizitorët e SHBA-së ose rezidentë në Shqipëri duhet të jenë të vetëdijshëm për gjendjen e sigurisë lokale. Shqetësimet specifike të sigurisë duhet të adresohen autoriteteve shqiptare të zbatimit të ligjit, të cilët janë përgjegjës për sigurinë e të gjithë vizitorëve në Shqipëri”, thuhet në reagim.

amb

Share This Article
5 Comments
  • Ky eshte komploti i Sali Berishes/PD-se per te pyrmbysur shtetin. Se kjo eshte vetmja menyre se si ata mund te vjne ne pushtet me dhune.

    Nuk eshte rastesi qe gjykata vendosi qe gjygji po mbaron tani.
    Nuk eshte rastesi qe ushtaret e PD-se qe vinin bomba u liruan nga prokuroria.
    Nuk eshte rastesi ky paljmerim nga ambasada me e rendesishme ne Shqiperi.
    Nuk eshte rastesi qe presidenti eshte bere sot me shume se kurre ure e PD-se dhe Sali Berishes ne cdo teke te tyre.

    Keta jane te gatshem te bejne cdo gje vecse mos te aprovojne ligjet per drejtesi e te marrin pushtetin.

    Une mendoj qe plani eshte bere se sa do realizohet do ta shikojme te gjithe.

  • po i denuan do kete dhune thote ambasada e Gerdecit!!
    Po ne qoftese nuk i denojne a do ket dhune???
    Pse jeni kaq te qelbur deri ne peshtirosje ????)
    Kush jua jep ju te drejten te luani me shqiptaret??
    Ju Irakun Sirin i keni basterdukeni bere krime monstruoze,..dhe e verteta eshte qe islamistat jane pjella juaj e ndyre

  • Ne se shteti nuk i perballon kriminelet e Berishes te bejne trazira,le te na beje thirrje ne pensionisteve ushtarake,qe na kane lene me gjytsem pensioni prej 23 vjetesh,t’i hame me dhembe me gjithe Berishen!
    Por me kushtin qe Edi Rama te shporret si kryeminister!

  • Nese do te ket dhune duhet te merret per baze fjalt e Putinit qe tha: Se do ti gjykoj Zoti terroristet dihet,po per ti gjykuar shpejt do ti cojm ne.As qe i shkon kujt mendja per ti ndihmuar.Ba me ken gja per parti politike gjen budaj me nga nje thes miell.

  • Rrofte miqesia Shqipetaro – Kineze!Rrofte kryekrimi shqipetar Sali Berisha !Jam i mendimit qe muxhahedinet qe tashme (nen premtimin e mbajtur)i sollen ne kete toke jane gati te fillojne aksionet e tyre dhe e meritojme !Kush me thote ku ka shkelur çizmja nen termin”demokraci” e nuk eshte bere shkrum e hi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *