Kanë ngelur edhe pak ditë nga mbyllja për aplikimin e lotarisë amerikane. Si pasojë, Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të aplikojnë.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, Ambasada tregon faqen e vetme zyrtare ku të gjithë mund të aplikojnë për lotarinë amerikane.
Ambasada e SHBA-së bën njoftimin e rëndësishëm për
“http://DVProgram.state.gov është e VETMJA faqe zyrtare për të aplikuar në Lotarinë Amerikane dhe për të kontrolluar statusin tuaj! Kini kujdes nga faqe të rreme dhe mashtrime të lidhura me programin e Lotarisë Amerikane, njofton Ambasada amerikane në Tiranë.
Aplikimet për lotarinë amerikane nisën më datë 7 tetor ora 18:00 dhe do të përfundojë më 10 nëntor, ora 18:00 (ora shqiptare).
o.j/dita
