Ambasada e SHBA-së poston foton e flamurit amerikan në Tiranën e vitit 1921

DITA Online

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka postuar një foto mjaft interesante ditën e sotme në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Foto i përket vitit 1921 dhe tregon një flamur amerikan të vendosur në spitalin e Kryqit te Kuq Amerikan në Tiranë në vitin .

“Një flamur amerikan varet jashtë spitalit të Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë në vitin 1921. Dokumentat historike thonë se spitali trajtoi “qindra raste lëndimesh dhe sëmundjesh në javë”. Ushtarët dhe civilët përshëndesnin flamurin kur kalonin nën të në shenjë vlerësimi. | 31 gusht, 2017”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Fotoja ishte botuar më përpara edhe nga gazetari i VOA-s, Ilir Ikonomi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *