Ambasada e SHBA-së rithekson: Partitë të largojnë të përfshirët në krime e korrupsion

Bledar Lumani

Një ditë pas takimit që dy ambasadorë zhvilluan me kryetarin e PD Lulzim basha, një zëdhënës i Ambasadës Amerikane zbardh qëllimin e takimit.

Për Ora News zëdhënësi i ambasadës së SHBA-së bën me dije se ambasadori Donald Lu u takua me zotin Basha për të riktheksuar mesazhin në deklaratën tonë ku “i bënim thirje të gjitha partive të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale ose korruptive”.

Po sipas zëdhënsit ambasadori Lu në këtë takim ka theksuar mbështetjen e SHBA për punën e Parlamentit për të zhvilluar legjislacion në përputhje me rezolutën e dhjetorit 2014 për dekriminalizimin.

Fill pas vendimit të grupit të PS për ta larguar deputetin Tom Doshi, ambasada e SHBA doli me një deklaratë të fortë ku e përshëndeste këtë vendim dhe ku nxiste të gjitha partitë politike të zbatonin maraveshjen për dekriminalizimin e parlamentit.

Share This Article
4 Comments
  • I pari duhet te largohet ilir meta qe ka dale me figure e me ze. Video e publikuar nga Dritan prifti nuk le asgje per te dyshuar.

  • Amerikane te nderuar, ju i dini me mire gjerat por te pakten disa gjera jane bere sheshit ne kete vend nga vjedhja e buxhetit, marreveshja e detit, vrasja e protestuesve, vjedhja e prones dhe votes etj etj ndaj beni mire ti beni embargo politike dhe diplomatike syresh palopolitikaneve ne vend qe perfliten keqazi. Mos i kerkoni ujkut te ruaje melcine – thote nje fjale… Ne kemi besim tek ju dhe fjala juaj nuk lakohet. Flisni qarte dhe me emra dhe partite pastrohen vetvetiu nga ata qe i kane marre peng. I beni kete nder popullit shqiptar qe ndodhet ne kurthin e te forteve sepse e kane katandisur ne kushtet e mbijeteses pas cerekshekulli ‘demokraci’. Na jeni gjendur gjithnje prane, bejeni dhe kete dhe promovoni dhe bashkimin me Kosoven se ajo do jete pike kthese ne progresin e kombit shqiptar.

  • Amerikano ! Jane te gjithe te implikuar te keqen vellai, kete heqin me perpara ?
    Mire e ka komentuesi “Hm…”.
    Po te doni merreni ju ne dore ne nuk ju themi gje, ju kemi pritur deri tani.Mos i lini te na heqin edhe breket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *