Ambasada e SHBA shpreh ngushëllimet për vdekjen e major Tanushit në Letoni: Nderim sakrificës

Leda Hysa

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

Në një postim në “Twitter”, Ambasada  thotë se u bashkohet qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij.

Arkivoli me trupin e pajetë të major Tanushit do të mbërrijë të mërkurën në atdhe.

Ministria e Mbrojtjes informon se homazhet do të mbahen ditën e enjte më 16 maj.

Ndërkohë të hënë në bazën Abazi në Letoni është mbajtur një ceremoni në nder të majorit Tanushi nga grup-batalioni i NATO-s, ku shërben kontingjenti shqiptar.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *