Ambasada e SHBA, thirrje Rusisë: Merr përgjegjësinë për veprimet e tua

Ornela

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj. Thirrja e fortë e ambasadës së SHBA vjen në një kohë kur shumë vende kanë dëbuar trupat diplomatike ruse, pas sulmit me agjent nervor ushtarak në Britani për të vrarë ish-spiunin Sergei Skripal dhe vajzën e tij.

Vetëm një ditë më parë, Shqipëria ka shpallur ‘non grata’ dy diplomatë rusë pas përplasjes mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Dy diplomatët që janë dëbuar nga Shqipëria janë Vladislav Filipov, atashe ushtarak dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i ambasadës së Rusisë në Tiranë.

SHBA i kërkon Rusisë t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare, teksa i kujton se është anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtare.

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj dhe t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtare”, thuhet në njoftimin e ambasadës në ‘Facebook’.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *