Në këto ditë të vështira për popullin shqiptar,me banorët e prekur më së shumti nga tërmeti janë bashkuar e solidarizuar shumë figura politike, personazhe të njohur të showbiz-it, krerë shtetesh e organizata të ndryshme.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Ambasada Amerikane në Tiranë shkruan se Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të.
Postimi i plotë:
Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë mbërritën dje në Shqipëri, për të mbështetur operacionet ndihmuese pas tërmetit të 26 nëntorit.
Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të.
j.l./ dita
