Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ambasada e Shqipërisë fut në sherr politikanët e Prishtinës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Ambasada e Shqipërisë fut në sherr politikanët e Prishtinës
Lajmi i funditPolitike

Ambasada e Shqipërisë fut në sherr politikanët e Prishtinës

Elton Tafaruci
Published May 31, 2016
Share
SHARE

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ashpër, duke akuzuar dy partitë kryesore LDK dhe PDK se kanë dalë kundër Shqipërisë.

Në një deklaratë, Ahmeti thotë se, pas disa muajve diskutimesh me përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë ishte rënë dakord për vendndodhjen e re të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në qendër të qytetit të Prishtinës.

Për këtë, Ahmeti bën me dije se prej dy javësh ka kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës për të proceduar para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

“Kur e vërejtëm hezimitin e Kryesuesit e kuptova se në vitin 2007 apo 2008, Komuna gjatë udhëheqjes së LDK kishte ndarë këtë lokacion për partinë, pra për LDK-në, për ta ndërtuar selinë shumëkatëshe të partisë. Sot LDK e bojkotoi mbledhjen, duke thënë se ajo tokë është e tyre.

Po ashtu PDK ka bojkotuar seancën, duke dalë hapur kundër Shqipërisë për interesa të LDK-së”, shprehet kreu i komunës.

Ai shton se nuk është hera e parë që komuna gjatë viteve te qeverisjes LDK-PDK ka ndarë prona për vetveten, por kjo sot i tejkalon kufijtë e një beteje të cektë politike që po e bëjnë individë të caktuar brenda dhe jashtë kuvendit komunal.

“Republika e Kosovës ka Ambasadë në qendër të Tiranës. Ky veprim i LDK-PDK në Kuvendin Komunal në Prishtinë është turp për shtetin tonë. Qoftë në ndërgjegjen e tyre”, mbyllet komenti i Ahmetit.

Elton Tafaruci May 31, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • fshatari pafshat says:
    May 31, 2016 at 1:20 pm

    Po cfare prish nese Shqiperia e ka ambasaden ne qender apo ne skep te Prishtines?! Ceshtja eshte te puna diplomatike, te shqiptaria, te bashkimi, te demokracia, te dashuria vllazerore etj., midis dy vendeve dhe qytetareve shqiptare.
    Keto qe shkuan ai zotnia tregojne papjekurine e tij institucionale, jane lodra femijesh qe shperfaqen me qellim per ti hedhur hi syve popullit qe te mos shohi e e mos kuptoje problemet e medha, qe nuk po i zgjidhim dot, midis te dy pjeseve te Shqiperise. Turp, turp pafund. Nuk kane qene keshtu, pizevenge, te paret e Kosoves, burrat e Kosoves, ata te viteve 1912 – 1990. Haram buka e popullit, dhe gjaku deshmoreve, qe bene te mundur te pirdhni nga goja duke u krekosur kolltuqeve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?