Ambasada e Shqipërisë në Romë pezullon aktivitetin, infektohet një punonjëse me COVID dhe priten rezultatet e tamponeve të personave të tjerë

time

Në Romë, Amabasada e Shqipërisë ka pezulluar punën e saj dhe kjo për shkak se një punonjës i zyrës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sakaq, Ambasada do të qëndrojë e mbyllur gjatë ditës së nesërme teksa do të bëhet dezinfektimi i ambienteve të brendshme.

Njoftimi i plotë i ambasadës

Të nderuar bashkatdhetarë! Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se nesër, datë 15 tetor 2020, Zyra Konsullore e saj pezullon përkohësisht të gjitha shërbimet.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj për këtë njoftim të menjëhershëm, i kushtëzuar nga identifikimi i një rasti pozitiv ndaj Covid-19, ju bëjmë me dije se po merren të gjitha masat për dezinfektimin e të gjitha mjediseve tona dhe mbetemi në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, për të gjithë punonjësit e Ambasadës në Romë, në mënyrë që të rifillojmë shërbimin sa më parë dhe me masat e nevojshme të sigurisë. Brenda ditës së nesërme do të njoftoheni për rifillimin e shërbimeve.

Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Romë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj.

Takimi i gjithsecilit do të zhvendoset në momentin më të afërt dhe të sigurt. Faleminderit!

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *