Ambasada italiane: Votimi të mos pengohet, dhuna e papranueshme

Edona Llukacaj

Edhe ambasada e Italisë në Shqipëri ka reaguar në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në deklaratën e kësaj ambasade thuhet se është e rëndësishme që qytetarët të ushtrojnë të drejtat e tyre, duke theksuar se i bashkohet thirrjes së Delegacionit të BE-së.

Ambasada shprehet se politikanët duhet të sigurojnë mbarëvajtje të mirë të procesit zgjedhor. Po ashtu në reagim thuhet se palët politike duhet të tregojnë vetëpërmbajtje.  Ndërkaq, ambasada italiane shprehet se është kundër dhunës.

Deklaratë e Ambasadës së Italisë në Tiranë:

Ambasada e Italisë në Tiranë i bashkohet plotësisht deklaratës së sotme të Delegacionit të Bashkimit Evropian. Është me rëndësi të veçantë që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre të mund ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Gjithashtu, është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit – të cilat do të monitorohen nga një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga OSBE / ODIHR ku marrin pjesë edhe vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian – të mos pengohen. Çdo veprim i dhunshëm ose çdo formë nxitjeje për dhunë, në çdo lloj rrethane, janë absolutisht të papranueshme. Të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese.

Ambasada e Italisë thekson rëndësinë parësore të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Në mënyrë që Vendi të përparojë në këtë rrugë, është e nevojshme që të gjitha palët të angazhohen në një dialog të hapur dhe të sinqertë sa më shpejt që të jetë e mundur për të kapërcyer situatën aktuale politike dhe për të realizuar reformat e nevojshme. Në këtë kuadër, Ambasada e Italisë u kërkon të gjitha palëve të mbështesin reformën e drejtësisë në vijim dhe fton të gjitha organet dhe institucionet e përfshira të përshpejtojnë zbatimin e saj, veçanërisht duke garantuar emërime sa me të shpejta, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë plotësisht funksionale. Është gjithashtu e rëndësishme që të gjitha palët të angazhohen në realizimin e reformës zgjedhore dhe të respektojnë shtetin e së drejtës, përfshirë këtu edhe luftën ndaj korrupsionit.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • KET AAMBASAXDOR KA. NHALL ME FUAJT BUYHTRT F TYRE>SOANE QETSK IATLIANE JEN FRIKACAK GMERMANIA I BERIPLURE
    AMMBASASAT NUK SHPREHI MENDIMIN E SHTERIT THR POR QEVRRISE SHQIPATTARE ATA DUS FEMRD BUKUTA HOTELE LLUKSOZE QEFEE ELE NMBADIME
    ORGANIZATAT E MONITORE DEEKMBTER E KAANE DERGJRE SAKKIPERIN NE KATASTROF TCFAGJEDI POZHRE KSHHILLTAREPASW NUKK NDEEHYNE NE TIUQI<GREQI SERBI OR M SHDTET TJER NUK E PEE<ENDIN SHUNEN INSTIGUCKONEYT
    AMA. NA CANW KOKWN KWTA NDEDKOMNNWTADERS
    SHQIPTAREG KANE ELRA CMZA THONE NEDEKOMEYATEY
    ME MISE SE SHQIPTARE NUK DINE ASGJR TE BUJATE
    LUGA E DINE CCFRE KA BTEKNA VAGSHI I ZOTI E DIK KI I PIKON SHTEPIA
    DATAN E ZJEDHJEV E CAKTONNI ZOTTI I SHTEPOSW NRTA
    TKETER RAMA DONE BEHET LUBATE
    PSE SHKERDHAAT HUJA E NUK FLESIN PER EMIGANTE SHQIPTAR ESHE ACKLAMENVJOTOJN
    EMIGRANYTT SHQIPTAARE TE SHQIPAERISE JPE NUK FLET EURROPA PLALE
    JAN MILKOMA SHQIPTARE QE NUK VOGYOJNR PDE PSE PSE
    JU DIPLOMAY EUROPKAM NUK E NGRENI ZERIN'
    EDHE DIASPFRA KANDREJTE VOTE DRK KUR SHHKERCHATO KRAVI
    PASS SH STANDARTD
    ??????????????DERI KUR KESHTU ME SHQIPEEINEN DEMOLRACK LESHI ,PLURALIZEMMPPRDHE TANI QE IRAN BYTHET NGUSHTE PS EUROPE I THOTE UTGJENT GJYKATEN E LARR E GJY KUSHTETUSE
    PA VETINE SKA EEEENDESI
    JO MOGTR JO BEJENI MIRRE POPULOI NUKMPKEJE PEE KSSJILLAY E TE HUAJBE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *