Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ambasada në Tiranë: “Pyetje për Konsullin”, për qytetarët që duan të vizitojnë Amerikën
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Jeta ne cift > Ambasada në Tiranë: “Pyetje për Konsullin”, për qytetarët që duan të vizitojnë Amerikën
Jeta ne ciftLajmi i fundit

Ambasada në Tiranë: “Pyetje për Konsullin”, për qytetarët që duan të vizitojnë Amerikën

Elton Tafaruci
Published April 6, 2016
Share
SHARE

Ambasada e SHBA në Tiranë këtë javë vjen me pyetësorin “Pyetje për Konsullin” një përmbledhje pyetjesh dhe përgjigjesh të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me tema në interes për qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Ambasada e SHBA në Tiranë sqaron nëpërmjet një postimi në faqen e saj pasditen e se mëkurës: “Pyesni Konsullin” është një përmbledhje pyetjesh dhe përgjigjesh të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me tema në interes për qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara”.

“Pyetjet për Seksionin Konsullor mund të depozitohen në anglisht ose në shqip. Para se të postoni pyetjen tuaj në “Pyesni Konsullin”, sigurohuni që të vizitoni pyetjet e shtruara më shpesh në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane. http://albanian.tirana.usembassy.gov/iaminquiringabout.html për të parë nëse pyetjes tuaj tashmë i është dhënë përgjigje.

Ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve që tashmë janë tek pyetjet e shtruara më shpesh”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Po ashtu, në publikimin e ambasadës së SHBA jepen detaje duke shpjeguar: “Ju lutemi, vini re se për shkak të natyrës publike të këtij forumi, ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve personale, as nuk do të diskutojmë specifikat e rasteve individuale të vizave.

Pyetjet që përmbajnë informacion privat apo identifikuese do të fshihen për të mbrojtur privatësinë e aplikantëve.

Megjithatë, ju jeni të mirëpritur të dërgoni çdo pyetje që ka lidhje me një rast personal vize tek [email protected] Për të pyetur në lidhje me shërbimet që ne ofrojmë për qytetarët amerikanë, ju lutemi vizitoni këtu faqen e internetit të Ambasadës Amerikane, ndërsa për pyetje specifike kontaktoni tek [email protected]

Elton Tafaruci April 6, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment
  • Lori says:
    October 10, 2016 at 8:05 pm

    Pershendetje..tezja ime ka ber bashkim familjar F4 per motren e saj para 10 vitesh..mund ta di dhe sa zgjasin keto karta per te ikur ne USA….FLM

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?