Ambasada ruse: Shqipëria ka anuluar vizat për turistët tanë

Rovena Cerka

Ambasada ruse në Shqipëri ka njoftuar qytetarët e saj se Shqipëria ka amuluar të gjitha vizat për turistët rusë. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se vizat janë anuluar që nga i prilli deri në 31 dhjetor të vitit 2021. Pas këtij vendimi, qytetarët rus që vijnë në Shqipëri mund të futen në territorin tonë vetëm me pasaportë, dhe kanë të drejtë të qëndrojnë deri në 3 muaj.

“Shqipëria anulon vizat për turistët rusë. Në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë nr. 214 nga data 25 mars 2021, regjimi pa viza për qytetarët e një numri shtetesh, përfshirë Rusinë, është prezantuar për periudhën nga 1 prill deri më 31 dhjetor 2021. Rezidenca e lejuar në vend është 90 ditë nga çdo 180 ditë, duke filluar nga data e hyrjes,”thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

M.M/ DITA

Share This Article
5 Comments
  • PERSE TE MOS HIQEN PERGJITHNJE
    KETA JANE ARMIQ SHEKULLORE TE DEKLARUAR TE SHQIPTAREVE PERVEC NJE LENINI TE LAVDISHERM……………

  • Ma mire dote ishte tju ndalohet krejtesisht hyrja pse keta jan shpiunet e Serbise ,po te ishte shteti im une do te jua ndaloja te gjithve hyrjen Grekeve ,Serbve,Mala zezeve ,Maqedonaseve pse ne bote nuk gjen ma anti Shqipetare se keta.

  • Arsyeja e vertete e Armiqesise se Edvinit kunder vaksinave ruse,tani kunder turisteve ruse,,nuk jane atdhetare.
    Se te ishte atdhetar Edvini,nuk dergonte detin e shqiptareve ne Hage.
    Ruset e sikterrisen kur u shkoi me brekushe,me atlete si ndernjetes diplomatik per konfliktin me Ukrainen.
    Ksoj hajdutesh me brekushe,kemi plot ne KirkizStan.
    Dhe i cfaqen filmin Raxh Kapuri.

  • O gazetare ! Jeni stresuar edhe juve dhe nuk dini sa ca shkruani !!!
    Ambasada ruse thote qe jane hequr vizat kurse ju jane anulluar !!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *