Ambasada shqiptare, njoftim të rëndësishëm për emigrantët që jetojnë në Greqi

Ornela

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për emigrantët që jetojnë ne vendin fqinj.

Ambasada bën të ditur se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit të qytetarëve që kanë aplikuar deri më 31 korrik të 2020.

Sipas institucionit, procedura për tërheqjen e tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00

NJOFTIMI I AMBASADËS
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020.
Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.
Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00

“Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]
1. EMËR MBIEMËR
2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
3. KODIN POSTAR
4. NUMRIN E CELULARIT
5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT
Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Nuk e kini vrare mendjenqe kjo pune dote ishte me mire te behej pran Ambasades .Ju kini hapur per aplikim qendra neper qytete.Pse te mos hapej dhe ne Ambasade kur ne Greqi jetojne mbi 300 mije shqiptare. Perse duhet qe keta te vijne ne Shqiperi per aplikim .
    Ja se cfare ndodhi me covidin. Deryroj shqiptaret te udhetojne drejt vendlindjes per dokumente .Cfare mendje ka Rama ne keto situata .Parat e fituara 3 fish apo jeta e njerzve . Cfare pune bene pushverdhi Majko. A e ka pyetur ndonjehere popullsin emigrante ne Greqi se cfare kerkojne shqiptaret .Ajo qe ndodhi ne Kakavije e Kapshtice eshte turp qe nuk kaperdiet nga askush. Nuk justifikohet shteti se sparashikon situatat qe lindin nga mbyllja e covidit .
    Sa per dijeni asnje emigrant i huaj ne Greqi, nga vendet e tjera, nuk shkon per dokumente administrative ne vendin e lindjes . Te gjitha veprimet i kryejne pran Ambasadave .Ju hajdutet me cizme do hiqni dore nga mos kokcarjet per te qene sa me afer shtetasve me sherbime .
    Nuk di cpune bene personeli i majmur i Ambasades . Kaq shume ceshtje dipllomatike kane qe nuk zgjidhin ne kohe veprimet burokratike . Beni qejf , se keshtu e do politika vrastare. 30 vjete ne demokraci nuk kini bere nje pune per se mbari . Ambasaat jane kthyer qendra te peshtira per emigrantet .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *