Ambasadorët, shtëpi deri në 300 mijë euro

Bledar Lumani

Kur vjen tek pasuritë, zyrtarët shqiptarë mund të krahësohen me ata europianë.

Të tilla janë p.sh pasuritë e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë.

Në deklaratat e tyre të pasurive, ata kanë treguar se kanë banesa deri në 300 mijë euro.

Arturo Kuko p.sh, raporton “GSH”, ka blerë një banesë në Bruksel për 300 mijë euo.

180 mijë euro nga këto i ka marrë kredi në një bankë jashtë Shqipërisë.

Ambasadori ynë në Greqi, Dashnor Dervishi, ka blerë ndërkohë një shtëpi në gjirin e Lalzit, në bashkëpronësi me gruan, gjysma e së cilës shkon 22 mijë euro.

Mmë i pasuri nga ambasadorët duket përfaqësuesi në Portugali, Edmond Trako, bashkëshortja e të cilit ka në bashkëpronësi si trashëgimi 3 apartamente banimi në Selanik të Greqisë.

Po kështu, ajo ka dy dyqane në Selanik me sipërfaqe totale 250 metra katrorë.

Gjithashtu Trakot kanë dy apartamente të tjera në Kallamarja të Selanikut.

Të gjitha këto pasuri me qira gjenerojnë 18 mijë euro./b.l

Share This Article
2 Comments
  • Nuk ka vile ne gjirin e Lalzit 22mije Euro! 22 mije Euro kostojne banesat per te vobektit(banesat sociale),qe nderton Enti Kombetar i Banesave dhe i shperndan Bashkia per te pastrehet.Redaksia te korigjoje shifrat,t`u shtoje nga nje 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *