Kanë zhgënjyer pritshmëritë e shefit të qeverisë serbe Aleksandër Vuçiç, Ambasadorët e Kuintit në takimin e thirrur prej tij.
Sipas portalit serb, B92, të gjithë Ambasadorët kanë dalë në një deklaratë të përbashkët se pavarësisht provokimit të Ramës, vizita mund të konsiderohet historike dhe një hap domethënës në bashkëpunimin dhe qendrueshmërinë në rajon.
Vuçiç ishte i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, në takimin me Ambasadorët.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve Tanjug, e citon Vuçiçin të jetë justifikuar pas kritikave të marra nga disa segmente të poltikës serbe se duhet të kishte reaguar më ashpër ndaj thënieve të Ramës.
“Nëse dikush mendon se është poltikë serioze po të kisha marrë një shkop për ta goditur Ramën, atëherë e kanë gabim. Kjo nuk është politikë serioze dhe ato që duan të më japin leksion se po të kishin qenë në vendin tim do të kishin vepruar në këtë mënyrë, dyshoj se do ta bënin këtë gjë”.
Ndërsa për takimin me Ambasadorët, ai shtoi: “Dua të shoh se çfarë mendojnë, nëse kanë ndonjë gjë kundër Serbisë. A treguam apo jo mikpritje, a i ofenduam apo jo, thamë ndonjë fjalë të rëndë që miku ynë nuk e priste, apo mbrojtëm integritetin, krenarin dhe sovranitetin e atdheut tonë?”.
Vuçiç theksoi gjithashtu se Rama do të rikthehet në Beograd në dhjetor për samitin sino-rajonal dhe se edhe në atë rast dikush duhet t’i thotë “Mirëdita”. Ai theksoi se politika e qeverisë serbe është të mbajë bisedime serioze dhe të përgjegjshme.

Nuk dua te besoj qe ambasadoret e kane quejt provokim fjalimin e Rames
Kjo mund te jete deshire e shtypit serb Rama ishte i shkelqyeshem ne
ate fjalim Jashtezakonisht korekt, dinjitoz dhe shumemire i pregaditur
ne pergjegjeje ndaj provokimit te Vuqiqit Nuk ka asnje zoteshpije ne bote
qe mund ti diktoj musafirit se qka do te flase Ai e ka lirine e te shprehurit
te mendimit Zoti Rama ishte i ballafaquar me te papriturat e reagimit te
vuqiqit teper inferjore ne krahasim me Ramen! Rama me gjuhen diplomatike
ia permendi luftat ne ballkan Ato lufta e kan nje fajtor dhe ajo eshte serbija
Per kosoven e pavarur qe eshte akt i kryer Pergjigjeja e vuqiqit ishte
ne stilin serb sa per konsum te politikes serbe Politika serbe tradicionalisht
eshte ndertu ne baze te shovinizmit Asnje qeveritar nuk mund te vij ne
pushtetin serb pa plateforme shoviniste ne koren trunore te tij
Zoti Rama, me stil te duhur, me fjale te zgjedhura mire e domethenese
E qiti vuqiqin ne grumbullin e klyshve serb qe me ham hamat e bishtenerkambeve
lehin po as tinxisht ma smund kafshojne Nuk eshte kjo vizite historike Por
Eshte nje pikenisje qe serbet te mesohen te ballafaqohen me realitetin
Shqiprija ka obligim para qytetarve shqipetar jashte vendit !
o Malo…lexoje dhe njeher se shume qarte thote gazetari,cfare eshte thene e cfare eshte bere.!!!
Ambsadoret thone….po provokimi ishte,po boll na cate bythen,se e dime qe dhe ju keni problemet tuaja,dhe zgjidhini avazh pa problem ne ketu jemi!?!?!po Gjermania dhe Usa kane vendosur qe ne Ballkan,si JOLY ose XHOL shqip,do te jene shqiptaret ne teresi dhe jo ne VECANTI.
Per momentin Capo dei Capi eshte Rama.
Hajt pra tung.