Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Najeeb Abdulrahman Al-Bader u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Shqiptar të Zhvillimit në ambientet e FSHZH-së në Tiranë.
Gjatë takimit, Drejtori Ekzekutiv Benet Beci, i prezantoi Ambasadorit Al-Bader një panorama të detajuar mbi punën dhe përgjegjësitë e FSHZH-së me qëllim promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm social- ekonomik të Shqipërisë. Ambasadori Al-Bader vlerësoi arritjet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kontributet e tij të vazhdueshme për përmirësimin dhe rehabilitimin e shërbimeve publike lokale dhe menaxhimin e projekteve të shumta të zhvillimit në Shqipëri në fusha prioritare si shëndetësia, arsimi, si dhe në sektorin ekonomik.
Nga ana e tij, Drejtori Ekzekutiv Benet Beci riafirmoi rolin dinamik të Kuvajtit dhe kontributet e tij për rimëkëmbjen e infrastrukturës dhe rehabilitimin ekonomik në Shqipëri përmes Fondit Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik I cili operon në sektorë kyç si atë të transportit, infrastrukturës dhe ujitjes.
