Ambasadori amerikan në Beograd: Të gjendet rruga e dialogut me Prishtinën

DITA Online

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scot u takua sot me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, të cilit i ka shprehur qëndrimin e tij se është me rëndësi që Serbia dhe Kosova të rigjejnë rrugën e dialogut.

Sipas mediave serbe, ambasadori Scot përsëriti se gjetja e një rruge për vijimin e dialogut është jo vetëm në interes të dy vendeve, por edhe të komunitetit ndërkombëtar që të arrihet një kompromis. Nga ana e tij, presidenti Vuçiç deklaroi se Beogradi është i gatshëm të bisedojë menjëherë sapo Prishtina të heqë taksën për produktet serbe.

Ndërkohë, progresi në dialogun me Kosovën është pranuar si kusht për hapat e ardhshëm europianë edhe nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, gjatë një vizite në Paris.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *