Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, ka komentuar gjendjen aktuale në Ballkan, përmes një postimi në rrjetin social Twitter. Ai ka thënë se gjendja është e paqëndrueshme dhe se të gjithë shtetet e rajonit po humbin për shkak të ndërprerjes së negociatave mes Kosovës e Serbisë.
Siaps KP, ai shkruan: “Ata që besojnë se do të vijnë kushte më të mira në të cilat do të negociohet një marrëveshje më e favorshme, duhet ta dinë se nuk ka asnjë moment më të mirë se ky”.
Scott ka vijuar duke i kërkuar “politikanëve të lënë mënjanë retorikën nacionaliste dhe revizionizmin historik, pasi rihapin plagën e të mbijetuarve dhe parandalojnë përparimin drejt arritjes së një qeverie transparente, demokratike dhe të përgjegjshme”.
e.ll./dita
