Disa ditë më parë është zhvilluar në ambjentet e Ambasadës Amerikane në Tiranë një takim mes përfaqësuesve të ambasadës dhe anëtarëve të Komisonit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas një burimi të Ditës, tema e bisedës ka qenë më së shumti problematika parazgjedhore në Shqipëri dhe 23 qershori. Të ftuarve u ka mbetur më së shumti në mendje dy qëndrime: përmendja e Lukashenkos së Bjellorusisë si shembull i fitores “ligjore” të zgjedhjeve në kushtet e institucioneve të kapura dhe termi “torturë llogjikës”.
Sipas burimit të Ditës, shqetësimi i ambasadorit lidhej vecanërisht me shmangien e situatave të prekjes së rezultatit duke futur në lojë, shtigje dhe dredha ligjore të lodhshme të cilat ai i ka përcaktuar si “torturuese për logjikën”. Sipas burimit, SHBA dëshirojnë qartësisht të shmangen situata si ajo e bashkisë së Tiranës, ku rezultati u pëmbys duke e futur në një “spirale ligjore” torturuese.
Botuar sot në DITA

Kryengritja e Spiunëve… (arkiva*)
29. 05. 2010 nga Vëzhguesi
Version i përshtatshëm për printim
Spiunet
Me ç’duket ajo që ka ndodhur në Shqipëri më 1991 ka qenë thjesht një kryengritje (apo grusht shteti) i spiunëve të ish-sigurimit të shtetit shqiptar. Nëse lista e mëposhtme e pseudonimeve (e postuar nga një komentues në Blogun-Kritikët) është e vërtetë, atëherë gjërat janë evidente dhe nuk kanë nevojë për koment. Por gjithsesi, thjesht për gallat tashmë, sepse asgjë s’ka për të ndodhur në Shqipëri edhe sikur ajo listë të jetë absolutisht e vërtetë (shqiptarët përsëri në pushtet do i lenë ata), ndoshta duhet bërë pak analizë, thjesht për të ngritur ndonjë version të mundshëm të asaj që mund të ketë ndodhur në atë prag rrëzim diktature në Tiranë.
Mbase në atë periudhë të vështirë të regjimit komunist, e vetmja shpresë e tij për të amortizuar pakënaqësinë popullore në ritje, si dhe lëvizjet studentore të dhjetorit, ishte futja në lojë masivisht e spiunëve të sigurimit (situata ishte e rëndë dhe shpresat u varën me ç’duket kryekëput tek ta). Ndoshta këta të fundit u dërguan mes turmave të studentëve (e në podiume) per të zbuluar autorët e rrëmujës, e pastaj si zakonisht, ti raportonin ata në zyrat e errëta operative, ashtu siç kishin bërë për vite e vite me radhë me kundërshtarët e regjimit.
Por gjithsesi, në atë dhjetor 1990 gjërat nuk ishin njëlloj si më parë. Situata ekonomiko-politike në vend ishte e vështirë, ndërsa komunizmi ishte rrëzuar tashmë në të gjithë Europën Lindore. Padyshim këto probleme i dinin spiunët, por jo vetëm kaq. Duke qenë shumë të afërt me regjimin, me siguri dinin shumë më tepër për mbarëvajtjen e gjërave dhe dobësinë e shtetit. Ndoshta spiunët e dinin saktësisht se ku i pikonte catia regjimit, dhe sa i pa-mundshëm ishte riparimi i saj. Spiunët janë si minjtë, që kur s’kanë c’të hanë nëper kanale, dalin në rrugë… Dhe mbase në atë kohë të vështirë, kriza ekonomike kishte cënuar edhe fitimet e tyre. Paratë e marra nën dorë nga regjimi, ndoshta u ishin shkurtuar seriozisht. Dhe kështu ata (mbase) nuk kishin më interes t’i përkushtoheshin diktaturës.- Spiunët nuk kanë parime e moral. Busulla e tyre e vetme jane paratë e marra nën dorë. Dhe mbase kjo është arësyeja përse përfitimi nga paratë nën dorë (korrupsioni) u shndërua në fenomen në këto 20 vite post-diktaturë (e instaluan edhe këtë praktikë).
Në këto rrethana, duke patur informacion të mjaftueshëm për dobësinë e shtetit (padyshim ata dinin shumë për të, sepse regjimi mbahej nga informimet e tyre) dhe pamundësinë e rikuperimit (shërimit – doktori i bllokut e dinte tashmë) të diktaturës, spiunët vendosën të kalonin në krahun tjetër të barrikadës. Dhe ata dinin ç’bënin në këtë aspekt (ishin “ustallarë”), sepse i njihnin mirë pikat e dobta te regjimit dhe plagët e tij të pashërueshme. Dhe pikërisht në ato plagë të pashërueshme ata e sulmuan diktaturën, duke e goditur fort e pamëshirshëm (ndërsa kishin shërbyer si sorumi i tyre ndër vite).
Pra, veç halleve të tjera të mëdha, regjimi mbeti edhe pa spiunë, pa yzmeqarët e tij të fshehtë të erresirës, pa drogën e përhershme të marrëzisë (simptomës) së tij ç’njerëzore. U braktis pikërisht nga spiunët (minjte), nga shpresa e fundit e tij. Sepse spiunët dolën “partizan në mal”, u bënë kryengritës, dhe kërkuan pushtetin. Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet… dhe e fituan.
(vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë…)
Blendi Fevziu (KORANI)
Jemin Gjana (I VOGLI)
Halit Shamata (ÇANTA)
Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
Shaban Memia (QUKAPIKU)
Vili Minarolli (PROFESORI)
Ridvan Bode (KORÇARI)
Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
Sali Berisha (PENICILINA)
Fahri Balliu (RRJEPSI)
Leonard Demi (MURRIZI)
Uran Butka (DOKU)
Remzi Lani (HOLTA)
Mero Baze (ÇORAPJA)
Spartak Poçi (INXHINIERI)
Armando Shkullaku (BOZHURI)
Servet Pëllumbi (YLLI)
Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
Genc Ruli (STILOLAPSI)
Sokol Olldashi (TRENDAFILI)
(* Shkrim i arkivës. Publikuar fillimisht më 09/07/2008)
– See more at: http://www.gazetakritika.net/node/531#sthash.riNCuniV.dpuf
THUA TE JETE E VERTETE KJO LISTE? NE SE PO,KU VEMI O POPULL. SA PER ATO QE THA AMBASADORI I NDERUAR LE TE NA I PASQYROJE NE VEPRIME KONKRETE ZONJA Lleshi PER TE MOS NDODHUR EDHE NE SHQIPERI AJO QE PREJ VITESH EKSISTON NE BIELLORUSI.Kapedanin “Penicilina” e pame pardie pa kollaro,me kemish te zberthyer,buzagaz si gjithmone ne mes te te rinjve.PO PUNON ME GJITHE SHPIRT NDOFTA PER ATO QE RHOTE AMBASADORI.