Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd Denis Keefe i ka kujtuar Serbisë kushtet që Bashkimi Evropian ka për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj në BE.
“Pozicion i përbashkët i BE-së, përfshirë edhe Britaninë e Madhe është i qartë. Në rastin e Serbisë, Komisioni Evropian dhe vendet anëtare theksin e kanë sidomos në kapitujt 23, 24 dhe 35, për jurisprudencën, të drejtat e njeriut dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kjo është caktuar edhe në Marrëveshjen e Brukselit dhe detyra aktuale për pjesëmarrësit në dialog është që kjo Marrëveshje të zbatohet“, ka thënë ai.
