I ftuar në emisionin “Shqip” të kësaj të hëne, ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hofmann i bëri thirrje publikisht klasës politike shqiptare që të mos politizojë problemin e azilkërkuesve, por të bashkëpunojë për ta luftuar atë.
“Në këtë situatë është mjaft e vështirë të mos shndërrohet në një debat politik çështja, por çështja është shumë serioze që të bëhet thjeshtë një debat politik mes partive. Si e shikoj unë këtë për nga dimensioni i përmbajtjes? Ajo që më bie në sy, si një i huaj që jetoj prej disa vitesh këtu, është që gjendja sociale është e vështirë. Nga njëra anë shumë njerëz jetojnë me 150 euro në muaj, të tjerëve u shkojnë punët mjaft, mjaft mirë. Unë shikoj vërtet shumë pak angazhim social i atyreve që u shkojnë mirë punët kundrejt atyre që nuk u shkojnë mirë. Kjo bën që të çojë në humbjen e shpresës, mendoj unë. Sërish e parë nga një i huaj, nëse qytetarët e shohin dhe perceptojnë politikën si një grindje dhe debat të vazhdueshëm, nëse gjithçka vihet në dyshim, nëse çdo reformë paragjykohet, si mund të ketë një mirëbesim tek politika? Këtu lind një koktejl mosbesimi dhe njerëzit duan të lënë vendin. Shpresoj që klasa politike të bëhet bashkë dhe të punojë bashkë për zbutur këtë fenomen”, tha Hofmann.
Gjermania, tha ambasadori gjerman, nuk ka nevojë për emigrantë ekonomikë.
“Nëse dikush ka një kualifikim të caktuar që mund ta vërtetojë, mund të shkojë në Gjermani dhe atje ka 3 muaj kohë sa janë edhe afatet e lëvizjes së lirë, dhe atje të takojë një punëdhënës dhe më pas të rikthehet në Shqipëri dhe të aplikojë në Ambasadën Gjermane. Ne do të dërgojmë dosjen sërish në Gjermani dhe nëse do të miratohet atëherë gjithçka është në rregull. Thirrja ime për të gjithë, që të jenë të qartë që kjo nuk është rruga e duhur. Mendoj që është shumë e rëndësishme që për këtë çështje faji të mos kërkohet diku gjetkë, por tek vetvetja”, deklaroi ambasadori gjerman.
Shifrat e shqiptarëve që kanë aplikuar për azil ekonomik në Gjermani kanë ardhur në rritje, sidomos muajt e fundit. Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Hoffmann.
“Është një zhvillim dramatik, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin në vendet e Ballkanit Perëndimor. Sa i përket Shqipërisë shifrat janë rritur në mënyrë dramatike që prej fundit të 2013-ës. Në 2014 kemi patur diçka më pak se 8 mijë shqiptarë, kemi patur nga kosova dhe maqedonia. Vetëm në Mars të këtij viti kemi patur rreth 3 mijë aplikantë. Në total janë 36 mijë persona vetëm nga Shqipëria”, tha Hoffmann.

Pasaportat qe ushetojne keta njerez jane te rregullta? POOOO! Udhetimi pa vize per ne Gjermani eshte i ligjshem? POOOOO!Kerkesa per azil eshte e lejuar nga ligji gjerman?POOOOOO(po te ishte e paligjshme e refuzonin qe ne momentin e pare e s’kishin pse benin intervistat) . Ç’ka te paligjshme ketu????Ndersa per ate qe thote ambasadori, asaj vari leshte se i thone:”Prit gomar te mbije therecka te hash ti”.Per keta mijera afrikane qe zbarkojne perdite paska vend Europa per ne shqiptaret jo
E ke gabim i nderuar zoti Ambasador se shumica e familjeve jetojne vetem me nje te punesuar qe merr 150 euro ne muaj dhe mund te jene 6 anetar qe ushqehen me kaq pak te ardhura. Informohu si duhet dhe pastaj dil e flit se perfaqeson goxha shtet jo sha ka….!
Pervec gazetareve Erebara dhe Shala, te tjeret nuk mu duken shume ne binare, sidomos drejtuesja e emisionit qe fliste si ne fushate zgjedhore. Nje banor i Marinzes apo Bulqizes kerkon te ike nga Shqiperia per t’iu larguar vdekjes e per te ngrene thjesht nje cope buke e per te patur nje strehe mbi koke. Ne Marinze shtepite cahen nga shperthimet, toka nuk prodhon me, sepse ndotet nga nafta, uji i pijshem kthehet ne helm. Ne Bulqize njerezit futen ne galeri per nje cope buke e dalin qe andej te vdekur. Ne vende te tjera ndertohen hidrocentrale (sidomos nga politikanet, mafiozet e rrugecerit) dhe tokat e bujqve thahen per uje, pa iu lene asnje rrugezgjidhje te vetme fshatreve. Pyjet shteterore priten e nje pjese perfundojne qymyr druri ne Greqi e Itali. Para disa vjetesh, kur pati te vdekur ne minieren e Selenices (edhe kjo u eshte dhene te huajve), u pa qe minatoret shqiptare trajtoheshin si ne mesjete. Tokat e bukes zihen me ndertime pa leje. Po keshtu edhe bregdeti. Kush ze token e te tjereve dhe nuk paguan as uje e as drita quhet i djathte. Kush del kunder shtetit ligjor dhe kerkon qe gjithshka te jete informale, quhet i djathte. Kush privatizon, per nje cope buke, ndermarrjet shteterore, quhet i majte. Kush i merr punetoret ne pune pa paguar sigurimet shoqerore e shendetesore, quhet i majte. Vendin e Sudes e kane zene “universitetet” private. Kur gazetat flasin per “biznesmene” qe kane probleme me drejtesine, del qe te gjithe keta “biznesmene” jane trafikante, vrases, mashtrues, etj. Populli i thjeshte nuk ka te drejte te semuret, sepse te drejtojne ne spitalet private, ku te papunit apo punetorit te krahut mund tu bjere infarkt vetem nga cmimet e hotelerise, pa zene ne goje operacionet.
R. Xhunga mund tu thote njerezve te mos largohen, por me kusht qe te shtoje qe cdo popull ka mbi koke pushtetaret qe meriton. Pra, nuk largohet vetem ai popull qe di te luftoje per te drejtat e veta. 25 vitet e fundit kane treguar qe ne nuk jemi nje popull i tille. Nuk eshte e vertete qe duhet zgjedhur midis tmerrit pa fund dhe fundit te tmerrshem, sepse ne rastin konkret, po te heqim qafe, sa me shpejt, tmerrin pa fund, na pret nje jete normale, njerezore, per te cilen enderrojne te gjithe ata qe meritojne emrin “njeri”.
ke te drejte taulant, me pak fjale kur njerzit 80 perqind nuk dine te drejtat e tyre jane si bageti mbas partive, ky kaos do te mbizotroje. Te vjen keq per njerzit e afte qe mendojne dhe luftojn ne cdo menyre cdo dite me kete sistem by..thq..